E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Internet Explorer 8”, gati në muajin nëntor



Versioni i tetë i shfletuesit të popullarizuar të internetit “Internet Explorer” u paraqit në versionin e tij të dytë eksperimental më 28 gusht, ndërsa versioni përfundimtar i tij do të jetë gati në muajin nëntor të këtij viti. “Internet Explorer 8 Beta 2” deri në fund të këtij muaji do të jetë në dispozicion për shkarkim dhe shfrytëzim pa pagesë ashtu si edhe paraardhësi i tij, versioni eksperimental Beta 1. Përditësimi i “Internet Explorer” në “Beta 2” do të jetë i mundur nëpërmes shërbimit Automatic Updates, ndërsa shfletuesi është i përputhshëm me sistemet operative Ëindoës XP, Vista si dhe Ëindoës Server 2003 e 2008.

Laptopët më të fuqishëm nga Lenovo
Kompania Lenovo ka nxjerrë në shitje dy laptopë për të cilët pohon se janë laptopët më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
“W500” fillon me çmimin 1.629 dollarë dhe ofron procesor të Intelit Core 2 Duo me takt punues 2.53 GHz, dhe ekran të diagonales 15’4 inçësh, 1 GB DDR3 të memories punuese, disk të fortë me kapacitet 100 GB dhe kartelën grafike të ATI, Mobility FireGL V5700 me 512MB memorie. “W700” ka diagonale të ekranit prej 17 inçësh dhe që në fillim është pothuajse dy herë më i shtrenjtë duke pretenduar të shitet 2.978 dollarë. Procesori i integruar është ai nga Intel T9400, kartelë grafike NVIDIA Quadro FX2700, ndërsa kapaciteti i diskut të fortë është 160 GB.
Ajo që na duket më interesante është fakti se këta “ThinkPad” janë megjithatë pak më ndryshe sesa modeli standard i cili për këta laptopë nuk ka ndryshuar për vite të tëra.

T-Mobile ka shitur mbi 120.000 “iPhone 3G”

Kompania gjermane T-Mobile ka njoftuar se prej lançimit të iPhone 3G, më 11 korrik të këtij viti, ka shitur mbi 120.000 njësi të kësaj pajisje të çuditshme, përkundër të gjitha problemeve me shpërndarjen të cilat janë paraqitur, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie. Hamid Akhavan ka sqaruar se, për shkak të kërkesës së madhe, disa nga blerësit është dashur të presin me javë të tëra që ky aparat i avancuar të arrinte në adresën e tyre. “Parashikimet tona janë tejkaluar”,- ka thënë Akhavan në intervistë për Reuters dhe ka shtuar se vetëm në Gjermani janë shitur 75.000 telefona të tillë. Problemet me shpërndarjen janë paraqitur kur kompania Apple ka vendosur që produkti të fillojë me shitjen në 22 shtete njëkohësisht. Gjenerata e tretë e telefonave celularë ka lidhje më të shpejtë të internetit nga seria e parë e cila është prezantuar në treg në mesin e vitit 2007. Megjithatë, përdoruesit nuk janë tërësisht të kënaqur me këtë produkt. Ata ankohen për ndërprerje të bisedave dhe sinjal jo të qëndrueshëm të internetit.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›