E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aston Martin” dizenjon automjetin më të shtrenjtë në botë



Kompania britanike “Aston Martin” ka publikuar disa detaje jo të plota dhe vizatime të automjetit të ri të quajtur “One-77", i cili do të shitet me çmim minimal 1.3 milionë euro, pa tatim, dhe do të jetë automjeti më i shtrenjtë në treg. Secili nga 77 njësitë e Aston Martin, nga seria e kufizuar, do të përshtaten për blerësit e veçantë, ndërsa inxhinierët dhe dizajnerat do të bien dakord për specifikat e sakta me secilin blerës të ardhshëm.
Karroceria e alumintë e automjetit do të përpunohet me dorë, ndërsa pronari do të jetë në gjendje të zgjedhë edhe zërin e tubit të shkarkimit. Motori me 12 cilindra dhe rreth 700 kuaj fuqi do të mund të zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 354 kilometrash në orë dhe shpejtësia 100 kilometra mund të arrihet mjaft mirë për 3.5 sekonda. Kompania “Aston Martin” ka mundur të sigurojë rreth 500 blerës potencialë, të cilëve do t’u ofrojë paraqitjen e modelit demonstrues kudo që ata do të duan ta shohin. Pritet që automjetet e para tu dorëzohen blerësve deri në fund të vitit 2009.

BMW: Automjetet hibride më të rëndësishme se ato sportive

Klaus Draeger, anëtar i kryesisë së BMW-së, përgjegjës për iniciativën “Efficient Dynamics”, ka deklaruar se prodhuesi bavarez i automjeteve sportive nuk e ka në plan të prodhojë konkurrentin e superautomjetit R8 nga Audi. Në vend të tij, BMW do të fokusohet në prodhimin e automjeteve hibride dhe zhvillimin e teknologjive ekonomike. Tingëllon pothuajse tragjike që, në kohën kur Audi përgatit një varg të versioneve të ndryshme të R8-shit dhe njëkohësisht çdo ditë paraqet modele jocilësore sportive, Mercedes po prodhon automjete më të fuqishme se kurrë më parë, ndërsa Porsche i qëndron besnik filozofisë sportive, prodhues ky që mburret me sloganin “Ultimate Driving Machine” më shumë merret me automjete hibride sesa sportive.

Volkswagen largon Fordin nga vendi i tretë

General Motors dhe Toyota për një kohë të gjatë po përpiqen për vendin e parë të prodhuesit më të madh të automjeteve në botë, ndërsa Ford për një kohë të gjatë ka qenë i vetmuar në vendin e tretë. Megjithatë duket se kësaj gjendje i ka ardhur fundi. Volkswagen ka dalë me raportet gjysmë-vjetore të cilat thonë se kompania gjermane gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka shitur 100.000 automjete më shumë sesa Ford, më saktësisht 3.31 milionë automjete, ndërsaFord ka shitur 3.2 milionë. Kjo për Volkswagenin është rritje e shitjeve me 7.2 për qind. Ky është rezultat mbresëlënës duke marrë parasysh ngecjet të cilat po trokasin në dyert e ekonomive udhëheqëse botërore. Megjithatë, ekipi nga Volkswagen ka gjetur strofullën e tij, tregun kinez, i cili sërish për gjermanët është bërë më i madh sesa ai vendas.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›