Internet i paligjshem pranga pedagoges dhe 20-vjecarit ja skema si vidhnin parate nga interneti
Pedagogia dhe 20-vjecari kryenin mashtrim nepermjet kartave bankare duke perfituar nga bankat shuma parash te konsiderueshme
Nje pedagoge dhe nje person tjeter jane arrestuar nen akuzen e mashtrimit dhe perfitimit te paligjshem te parave. Policia njofton se pedagogia me inicialet E. F. e Fakultetit te Infermierise ne Shkoder ne bashkepunim me shtetasin Kristian Pjetri 20 vjec. 20-vjecari u prangos nga policia e Durresit. Dy personat kryenin blerje te mallrave ne faqe te ndryshme interneti nepermjet kartave te kreditit me te dhena te pervetesuara ne menyre te paligjshme. I riu gjente ne internet te dhenat personale te kartave te identitetit dhe bente blerje ne internet nepermjet llogarive bankare te personave qe u vidhte te dhenat.
Operacioni
Sipas policise lokale mbremjen e kaluar ne kuader te operacionit policor Internet i paligjshem Sektori kunder Krimit Ekonomik Durres ne bashkepunim edhe me Sektorin kunder Krimeve Kompjuterike ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit si dhe Njesine e Perbashket Hetimore kunder Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik ne Prokurorine e Rrethit Durres finalizoi nje goditje ne drejtim te kryerjes se blerjeve se mallrave ne faqe te ndryshme interneti nepermjet kartave te kreditit me te dhena te pervetesuara ne menyre te paligjshme. Keshtu ne vijim te nje hetimi 3-mujor u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Kristian Pjetri 20 vjec banues ne Komunen Bardhaj Shkoder. Gjithashtu u procedua penalisht ne gjendje te lire edhe shtetasi E. P. 29 vjec banues ne Komunen Bardhaj Shkoder.
Skema e vjedhjes
Te arrestuarit ishin nen hetim prej tre muajsh. Pas sinjalizimit te marre nga disa banka policia zbuloi se i riu dhe pedagogia pervetesonin ne menyre te pa ligjshme te Dy shtetasit ne fjale ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne muajin gusht te ketij viti pasi kane pervetesuar ne menyre te paligjshme te dhenat e kartes se kreditit se shtetasit O. M. ne periudha te ndryshme kane kryer transaksione ne internet per blerjen e mallrave dhe sherbimeve te ofruara nga subjekte tregtare ne faqe te ndryshme interneti. Pas kryerjes se veprimeve procedurale materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve iu kaluan per ndjekje te metejshme Njesise se Perbashket Hetimore kunder Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per kryerjen e vepres penale te mashtrimit kompjuterik.