Gjirokaster ne pranga 1 person kapet me 50 kg kanabis
Diten e sotme jane sekuestruar 50 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa ndersa nje person eshte vene ne pranga. Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Fusha e Glines ku dy persona po transportonin ne drejtim te kufirit grek dy canta te medha shpine ne te cilat dyshohej se kishte lende narkotike. Pas marrjes se informacionit forcat e Policise jane afruar ne drejtim te vendit ku ndodheshin keta shtetas ku pasi kane braktisur cantat dhe jane larguar ne drejtim te fushave te Glines duke u hedhur me pas ne lumin Drino. Aksioni i policise ka vijuar gjate gjithe paradites se sotme duke u finalizuar me kapjen e njerit prej autoreve ndersa bashkepunetori i tij eshte shpallur ne kerkim. Mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative ka rezultuar se lenda narkotike eshte blere ne fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion perfundimtar shtetin grek.