Interpelanca/ Zhupa akuza Margaritit: Planet e saj janë koncensionet. Ministrja: Imagjinata juaj, kulturën se keni pikë të fortë

Deputetja demokrate Ina Zhupa në një interpelancë me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, e ka akuzuar këtë të fundit se nuk bën gjë tjetër, veçse thur plane për koncensione.
Për Zhupën, Shqipëria e sotme ka disa pika të kuqe, atë të shkatërrimit të identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Demokratja ka akuzuar jo vetëm Ministren, por qeverinë se kanë shkatërruar gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët ndërsa ka paralajmëruar se Tirana dhe Durrësi janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që qeveria ka shkatërruar.
“Koncepti i ministres, pse duhet të zgjedhim që fëmijët të jetojnë brenda rrënojave. Kjo është ministrja e Kulturës që jo vetëm është e tillë por planet e saj të vetme janë koncesione. Shqipëria me disa pika të kuqe, e shkatërrimit të identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Keni shkatërruar cdo gjë që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Tirana dhe Durrësi, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që keni bërë dhe thoni Unesco ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.
Në fjalën e saj, Ministrja Margariti u shpreh se falë qeverisë Rama numërohen sot 318 monumente kulture, ndërsa ironizoi opozitën se kultura nuk është pika e saj e fortë.
Teksa renditi një sërë restaurimesh që po kryehen në vend, dhe konkretisht në Tiranë dhe Durrës, në dy qytetet e cekura nga deputetja demokrate, Margariti deklaroi se koncensionet janë në imagjinatën e opozitës.
“U bënë vite që krahasohemi me veten se të krahasohemi me 2013 i bie të krahasohemi me pikën zero. Kjo interperlancë u kërkua për Tiranën dhe Durrësin. 318 momumente kulture numërohen në këto dy qytete dhe me fondet e buxhetit të shtetit kanë përfunduar kantierët e restaturimit. Vazhdon puna në kantieret e reja. Trashëgimia kulturore është në çdo copë të vendit.
Kemi filluar restaurimin e galerisë kombëtare të arteve, me mozaikun e muzeut kombëtar, teatrin e kukullave, që ishte lënë në pikë të hallit. Siç u la dhe mozaiku i Tiranës. Nuk e di a e dinë meraklinjtë e trashëgimisë. Xhamia e Ethem Beut. Kemi marrë bekime nga besimtarët”, tha Margariti teksa theksoi më tej se “Kjo qeveri i shpronësoi dy godinat në zemër të Tiranës, që i ktheu në muze etnografik dhe muzeun e besës. Tashmë kemi hapur një konkurs ndërkombëtar. Asnjë qeveri, as ato tuajat nuk nxorën vendim ta shpallnin monument kulture. U kujtuan vetëm kur ju duhej alibi politike për atë hapësirë që i ka takuar Teatrit. Aty do ngrihet godina e re artikulturore. Godina e Teatrit është një deja vu e stadiumit”.
Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë se Parku i Butrintit është elefanti i tyre në dhomë. Duke ju drejtuar Ministres së Kulturës, Zhupa e ka akuzuar atë se është e zhytur në korrupsion dhe se për të dhe qeverinë Rama nuk ka kombësi, kur vjen puna te korrupsioni. Kjo pasi, sipas Zhupës, kjo qeveri arriti të korruptonte zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
“Butrinti është elefanti në dhomë, çfarë ju dha Audrey Azoulay në takimin e saj. Si vjen drejtoresha e përgjithshme e UNESCO në Shqipëri, takon kryeministrin dhe Margaritin dhe nuk ka asnjë foto dhe njoftim të saj. Sepse Butrinti ju ka zhytur në paligjshmëri.
Amerikanët tuaj ne i pamë, arritët të korruptoni dhe agjentin e FBI. Lini institucionet të flasin. Për ju nuk ka kombësi kur vjen puna te korrupsioni, ju i korruptoni të gjithë. Detyra ime është t’iu demaskoj. Votat si kam sot,. Por natyrisht do ti kem nesër”, tha ajo.
/rtsh.al/