E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpelanca kundër Qeverisë, pritet vendimi i BDI

Kryesia e BDI-së sonte në selinë në Tetovë pritet të vendos lidhur me qëndrimin e saj për interpelancën e ngritur nga opozita kundër Qeverisë.

Partia shqiptare që është në pushtet do të dëgjojë vlerësimet e anëtarëve më të lartë partiak dhe më pas vendimin e liderit Ali Ahmeti. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se paraprakisht nuk mund të spekulohet për ndonjë vendim, para se kryesia e lartë partiake të sjellë perfundimet.

“Presim vendimin e kryesisë partiake dhe më pas do të bëhet gjithçka e qartë”, deklaroi zëdhënësi Muhamet Hoxha.

Sipas tij, pas mbledhjes së kryesisë, opinioni do të informohet lidhur me qëndrimet që do të ketë BDI. Të premten është caktuar seanca për votëbesimin e Qeverisë e propozuar nga partia opozitare maqedonase LSDM.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›