E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, kusht për negociatat e Serbisë me BE

Thellimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i raporteve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vazhdon të pengohet nga dallimet që kanë vendet anëtare të BE-së në lidhje me statusin e Kosovës.
 

Në draftin e strategjisë së zgjerimit, dokument i cili do publikohet së bashku me raportin e progresit në javën e ardhshme,thuhet se çështja e veriut të Kosovës paraqet sfidën kryesore, ndërsa përparimi në këto çështje kërkon angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve të involvuara.
 

Edhe ky dokument që do marrë formën zyrtare javën e ardhshme konfirmon se Serbia mund të marrë rekomandimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Brukselin vetëm kur t`i normalizojë dukshëm raportet më Kosovën.
 

"Është i domosdoshëm përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës, i cili të dyjave do ia sigurojë për vazhdimin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian dukë parandaluar në këtë mënyrë që njëri apo vendi tjetër të jetë i bllokuar në këtë proces", thuhet në draftin e dokumentit.
 

Ky dokument i qaset edhe marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se implementimi nuk ka qenë i kënaqshëm, ndërsa drejtpërsëdrejti kërkohet nga Beogradi që pas qartësimit të përmbajtjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal të mos shkaktojnë më pengesa për përfshirjen e të dyja palëve nëpër nismat rajonale.
 

Në dokument thuhet se në kohërat kur BE-ja ballafaqohet me sfida serioze dhe pasiguri globale, zgjerimi vazhdon t`i kontribojë paqes, sigurisë dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është njëkohësisht investim në stabilitetin e fqinjësisë së Bashkimit Evropan.
 

Më 10 tetor, Komisioni Evropian do publikoje versionin përfundimtar të strategjisë për zgjerim së bashku me raporte e progresit për secilin vend që mëton integrimin e plotë në strukturat evropiane.
 

Vetëm Kosova gjatë këtij viti nuk do marrë Raport të Progresit, pasi në vend të këtij dokumenti vendi do marrë Studimin e Fizibilitetit, në të cilin Komisioni Evropian do vlerësojë nëse vendi është i gatshëm që të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›