E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro

TIRANË, 12 shkurt /ATSh/ Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetët Erisa Xhixho dhe Erald Kapri.

Po ashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e disa projektligjeve, mes të cilave projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Gjithashtu, në rend dite është edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””, si dhe dy projektvendime që lidhen me strukturën dhe pagat e personelit të përkohshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në rend dite është parashikuar edhe projektvendimi për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme të Kuvendit.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›