E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot me kthjellime dhe reshje me intensitet të ulët

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht në pjesën e parë të ditës, dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut priten të herëpashershme (me ndërprerje), me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, deri në mesditë, ndërsa gradualisht në orët e pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug të vendit, në intervale afatshkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/12 Diell re shi
Kukës 4/10 Diell re shi/borë
Lezhë 10/12 Diell re shi
Dibër 2/10 Diell re shi/borë
Durrës 9/17 Diell re shi
Tiranë 8/15 Diell re shi
Elbasan 4/16 Diell re shi
Berat 6/17 Diell re shi
Vlorë 9/16 Diell re shi
Korçë 3/9 Diell re shi/borë
Gjirokastër 6/13 Diell re shi
Sarandë 9/17 Diell re shi

/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›