Interpol hetim krizes ekonomike greke
Autoritetet greke i kanë kërkuar Interpolit që të marrë në pyetje një
tregtar londinez lidhur me nje e-mail të dërguar prej tij, ku flitej për
një kundravajtje ekonomike nga ana e Greqisë.
E-mail-i, i publikuar në një gazetë greke, flet për një “zhurmë të madhe” mbi ristrukturimin e borxhit të Greqisë më herët se vendet e tjera të Ballkanit.
Greqia është shumë e ndjeshme ndaj zërave se ajo nuk mund t’u përmbahet afateve të vendosura për shlyerjen e borxhit të dhënë nga BE dhe FMN për daljen nga kriza.
Ministria e Financave deklaron se incidenti mund të trajtohet edhe si “vepër kriminale”. Policia greke deklaron se e-mail-i ishte dërguar nga një kompjuter i grupit Citibank në Londër.
Ky institucion, nga ana e tij, thotë se po bashkëpunon me autoritetet dhe shpreh bindjen se punonjësit e tij nuk kanë bërë ndonjë shkelje.