Wikileaks: SHBA, pakt me Vatikanin për Kosovën
Sipas një dokumenti të Wikileaks të publikuar nga gazeta italiane, Espresso, Vatikani ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara gjatë konfliktit në Kosovë. Në atë kohë, Papa Gjon Palit II thuhet iu kërkua të mos denonconte sulmet ndaj Serbisë. Gazeta komenton se SHBA-ja, në kohën e Presidentit Bush, u përpoq të rekrutonte Karol Vojtilën (Papa Gjon Pali II), duke kërkuar një qëndrim neutral të selisë së shenjtë për planet e SHBA-së.