E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpretimi i Pranverës Arabe

Konferenca Pranvera arabe merr përsipër të sjellë në një rreth akademik shqiptar diskutimi mbi zhvillimet e sotme në botën arabe, revolucionet që sollën përmbysjen e diktatorëve jetëgjatë por ngritën shumë dilema për demokracitë e reja.

Qendra e Studimeve Albanologjike nëpërmjet Institutit të Historisë ka ftuar për një këtë konferencë studiuesin francez Stéphane Valter. Profesor i Universitetit të Havre-it, Valter njihet si specialist i historisë politike të qytetërimeve, veçanërisht i botës arabe dhe i historisë së feve. Konferenca mbahet në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave, sot, ora 12.00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›