E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy: BE stabilizohet duke u zgjeruar

Herman Van Rompuy

Të stabilizojmë kontinentin Evropian me anë të zgjerimit, kështu është shprehur Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy.

Duke folur në Chatham House, institut për marrëdhëniet ndërkombëtare në Britani, Rompuy ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë prioriteti kryesor i tij gjatë mandatit të dytë si presidenti i Këshillit të BE-së.

Evropa një rol për të luajtur: politikisht, ekonomikisht dhe gjithashtu ushtarakisht. Vendet evropiane mund të performojnë më mirë duke punuar së bashku. Bashkim nuk do të thotë të heqësh dorë nga roli.

Rompuy tha gjithashtu se BE është nj klub vendesh botërore që ndan të njëjtin qëndrim në çështje e jashtme dhe në këtë kuadër bëri thirrje që të gjendet qëndrimi i përbashkët edhe për tre çështjet e rëndësishme për momenti siç janë Siria, Irani dhe konflikti Izrael-Palestinë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›