Intervista e Edmond Panaritit
E enjte 11 Tetor 2012 1115
Intervista e Edmond PanarititMinistri i Jashtem Edmond Panariti ne emisionin Intervista deklaron se marreveshja e ujerave me Greqine kerkon kohe te gjate diskutimi cka do te thote se do te jete tjeter qeveri qe do ta perfundoje ate.
Duke folur per viziten ne Athine e pare e nje ministri te Jashtem shqiptar qe prej 8 vitesh Panariti tha se ceshtja u trajtua me prioritet te vete pales greke. Ministri Panariti u ndal edhe tek nje tjeter ceshtje historike ende e pazgjidhur mes dy vendeve ajo e cameve dhe pronave te tyre. Per here te pare diplomacia shqiptare artikuloi kete problematike dhe kerkoi zgjidhje te saj. Ligji i luftes eshte nje tjeter nonsens mes dy vendeve qe jane anetare te NATO-s dhe per te cilin ministri tha se do abrogohet. Kryediplomati iu referua edhe incidentit me flamurin Shqiptar ne konferencen me homologun e tij Grek Avramopulos ndersa sqaroi se eshte kerkuar ndjese tre here ne te gjitha rruget diplomatike. Integrimi dhe reforma qe duhen ndermarre nga te dyja palet per ta permbushur me sukses ate si dhe nenshkrimi i marreveshjes per projektin TAP ne New York ishin te tjera ceshtje per te cilat ministri Panariti u ndal gjeresisht.
Komente
Facebook