Intervista e Kryetares së Kuvendit, zonjës Jozefina Topalli, në emisionin Top Story
Sa PD-ja është afër apo larg një mandati të dytë? A i jep një përgjigje bindëse kësaj pyetjeje Jozefina Topalli?
Sokol Balla Mirëmbrëma! Siç e keni parë dhe nga reklama e emisionit tonë, sot është e ftuar Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e PD-së, zonja Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli Mirëmbrëma!
Sokol Balla - Është kënaqësi që ju kemi këtu. Është hera e tretë. Ju kemi pasur gjithmonë në fillim të sezonit politik. Ky sezon politik përkon edhe me vitin elektoral dhe, pa dyshim, arritjet apo reformat e maxhorancës suaj kanë ngjallur jo rrallë një debat të fortë në publik. Gjithsesi, jemi 9 muaj përpara zgjedhjeve, nëse marrim qershorin e vitit 2009, si datë të përafërt të mbajtjes së tyre. Vetë fjala zgjedhje, zonja Topalli, nënkupton të zgjedhësh mes më shumë se një mundësie. Si i mendoni këto zgjedhje, sa pranë është PD-ja rikonfirmimit të një mandati të dytë?
Jozefina Topalli Së pari, dua të them se për PD-në është shumë e rëndësishme, është primare, nëse zgjedhjet zhvillohen në qershorin e vitit të ardhshëm, dhe besoj se në qershor do të jenë zgjedhjet më të lira, më të ndershme dhe më korrekte që kanë ekzistuar ndonjëherë në historinë 17-vjeçare të pluralizmit. Ky është prioriteti i parë dhe fokusimi kryesor i PD-së.
Për sa i takon mandatit të dytë të PD-së, kjo është një gjë që lidhet me realitetet dhe faktet e një periudhe trevjeçare. Në sot jemi mbas tre vjetësh, kur maxhoranca vjen me një bilanc të caktuar, një bilanc ku në politikën e jashtme apo në politikën e brendshme në termat makroekonomikë apo mikroekonomikë është bilanci më i veçantë dhe më i suksesshëm. E them këtë dhe, nëse me lejoni, do të filloja në kuadrin e politikës së jashtme. Do të ketë një mandat të dytë, sepse është partia që mundësoi faktin që Shqipëria të marrë ftesën për në NATO. Në fakt, nëse kujtoheni apo nëse shfletoni programin apo premtimet e fushatës së 2005-ës apo shihni në internet, do të shihni se premtimet që ne kemi bërë qytet më qytet apo fshat më fshat në çdo mesazh që u kemi bërë shqiptarëve kemi thënë...
Sokol Balla- Është një premtim historik i PD-së, që në vitin 1991.
Jozefina Topalli Absolutisht është një premtim i viteve 90-të, kur të gjithë shqiptarët kërkonin që Shqipëria të bëhej si Europa dhe nuk është rastësi që ai premtim erdhi pikërisht me ardhjen në pushtet të PD-së në 91-shin dhe natyrisht nuk është rastësi që ftesa për NATO merret gjatë kësaj periudhe. Progresi në raport apo hyrja e Shqipërisë në paradhomën e BE-së ndodh pikërisht gjatë kësaj periudhe. Këto janë ngjarje historike. Ky është një realitet. Procesi i hapjes së negociatave ka qenë një kalvar i vërtetë. Ju e kujtoni, e keni ndjekur nga afër në 99-ën, kur aq shumë shpresohej që Shqipërisë ti hapeshin negociatat për MSA-në, kur e meritonte, qoftë për shkak të hapjes së dyerve që shqiptarët u bënë kosovarëve, nuk iu dha, për shkak të ngjarjeve të rënda që ndodhën në atë kohë në Shqipëri.
Sokol Balla Ngjarjeve të rënda, ku kishte dy palë...
Jozefina Topalli Ngjarjeve të rënda, kur, personalisht, kujtoj se të paktën në tetëdhjetë e ca raste kam marrë pjesë në varrimet e anëtarëve të PD-së, të vrarë, të paktën.
Pastaj mendohej se do të vinte pas zgjedhjeve lokale, kur përsëri Shqipëria nuk u pranua për të filluar negociatat me MSA-në. Ju i kujtoni ato zgjedhje, që në mënyrë të veçantë në Tiranë ishin një dizaster total. Pastaj u mendua për 2001-shin në Samitin e Stokholmit, pas Samitit të Sarajevës dhe erdhi ministri dhe ambasadori i atij vendi dhe me keqardhje të madhe tha: Jo. Zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme, Shqipëria nuk është e gatshme dhe nuk firmoset marrëveshja. U hap kur erdhi Prodi dhe ka zgjatur mbi tre vjet e gjysmë. U desh që mbas 2005-ës, në 2006-ën të jepeshin shenjat e vullnetit të fortë politik në prioritetet e kësaj Qeverie që të firmosej. Dhe ky është momenti i parë historik: Nënshkrimi i MSA-së.
Sigurisht që ratifikimet në parlamentet e ndryshme janë besim, mbështetje dhe inkurajim i reformave. Ftesa në NATO është pika më e lartë, ambicia më e madhe, garancia më e jashtëzakonshme që i jepet një populli të vogël me një histori jashtëzakonisht të dhimbshme dhe të vështirë, një histori vetëm pushtimesh, diktaturash, histori e një vendi që ka jetuar dhe jeton në një rajon me vuajtjet e papara dhe që barazohet me Kroacinë, që ka një standard më të lartë se Shqipëria. Besoj se këto janë dy premtime të bëra, dy premtime të mbajtura dhe dy ngjarje historike. Kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe ka një peshë shumë të madhe në mandatin e dytë të PD-së. Natyrisht, ka shumë për të diskutuar pse u arritën këto dy momente të rëndësishme dhe cilat ishin arsyet dhe ndryshimet e mëdha gjatë kësaj periudhe. Pse ndryshoi Shqipëria, cili është shkaku i vërtetë, çfarë ndodhi, si u punua?
Sokol Balla - Zonja Topalli, përpara se tju bëj pyetjen e radhës, po u kujtoj teleshikuesve se mund të dërgojnë sms në numrin e telefonit, të cilat do ti lexojmë në fund të emisionit.
Po vazhdoj me optimizmin tuaj, zonja Topalli. Nga pikëpamja diplomatike MSA-ja është firmosur nga shumica e vendeve. Mbetet Gjermania, për çështje teknike, Franca në fund të mandatit të saj, lajme të mira ka edhe nga Greqia që, pas çështjes së varrezave, mund ta ratifikojë pak më vonë.
Tashmë protokolli për NATO-n, i firmosur nga Presidenti Bush, e ka kthyer në një çështje teknike anëtarësimin tonë aty.
Jozefina Topalli Më falni tju ndërpres. NATO nuk është çështje teknike.
Sokol Balla Në kuptimin procedural, pra, tashmë është një fakt i kryer, nuk ka më dilema dhe kthim mbrapa.
Jozefina Topalli Jo, jo. Është çështje vullneti dhe besimi. Nuk mund ta thjeshtësoni aq shumë, sa të thoni çështje teknike.
Sokol Balla - Jo. Por unë kujtoj së paku përpara samitit të Bukureshtit intervistat e ambasadorëve anglezë apo amerikanë në NATO, që tërheqin vëmendjen për moskryerjen e reformave dhe ndoshta edhe mosdhënie të ftesës në Samitin e Bukureshtit, kurse tashmë themi se është një realitet i prekshëm marrja e ftesës. Në këtë sens e thashë.
MSA-ja është nënshkruar nga shumica e vendeve, megjithatë dua tju pyes, si qytetare e këtij vendi, realisht mendoni se tre vjet më pas Shqipëria është një vend më i mirë, më i begatë, më demokratik dhe më stabël se tre vjet më parë, zonja Topalli,?
Jozefina Topalli Nuk është se e mendoj unë realisht, ky është një realitet dhe nuk është se e them unë. Këtë e thotë Anxhela Merkel, e cila si politikane ka shumë interes për të parë edhe fenomenin e politikës së zhvillimit dhe të reformave. Ajo pa doreza thotë se respektoj reformat që keni bërë dhe po korrni frytet e reformave tuaja të guximshme. Anxhela Merkel gjëra të tilla të rëndësishme dhe të thella nuk është se i thotë shumë shpesh, aq më tepër, kur globi është në një periudhë krize. Natyra e saj është shumë e matur, pa folur për staturën e saj në profilin politik dhe influencën e saj në politikën europiane.
Ju pak më parë rreshtuat gjëra të jashtëzakonshme, kur folët për ratifikime, për firma. Firma e Bushit është firma mbi ligjin, që firmosi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Shqipëria në Samitin e ardhshëm të jetë anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Këto janë ngjarje historike, të papërsëritshme dhe të paimagjinueshme.
Unë e di që ju keni qenë në periudhën e lëvizjeve dhe të transformimeve të mëdha dhe ëndrra e gjithsecilit ka qenë Europa, NATO-ja dhe Perëndimi, por në fakt tre vjet më parë, po të pyes Sokol, ju mendonit se do të merrnim ftesën për në NATO? A besonin shqiptarët se ne mund të bëheshim anëtarë të plotë të NATO-s?
Unë personalisht, pa