E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Schwarzenberg.

  Gjatë bisedës së tyre Kryetarja e   Kuvendit, Jozefina Topalli  e falënderoi z. Schwarzenberg për mbështetjen që Çekia i ka dhënë Shqipërisë për Ratifikimin e Protokollit  të Nato-s  dhe të  MSA-së.
Pasi  vlerësoi  nivelin e marrëdhënieve  që këto dy vende kanë mes tyre,
Kryetarja e Kuvenditi theksoi  se Shqipëria këto tre vitet e fundit ka realizuar  me sukses reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen  ekonomike dhe se po  punojmë për liberalizimin e vizave. Ky vit,vuri në dukje ajo, do jetë viti i realizimit të ëndrrave të shqiptarëve. Bashkëbiseduesit  folën edhe për bashkëpunimin ekonomik  dhe për dëshirën e të dyja palëve  për ti çuar këto zhvillime, të forcimit dhe bashkëpunimit ekonomik, në nivele të shkëlqyera, siç janë edhe marrëdhëniet politike.
 
Ministri i Jashtëm çek Karel Schwarzenberg theksoi se Shqipëria do të ketë një
 mbështetje të vazhdueshme nga Çekia, e cila merr presidencën e rradhës të BE-së
dhe prioriteti i Presidencës së ardhshme  do të jetë Procesi i Integrimit të  Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimi i vizave për vendin tuaj.
                     
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›