E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste me Julian Assange te WikiLeaks

Admirojeni ose shajeni por Julian Assange i WikiLeaks eshte profeti i transparences kreu i nje organizate te perkushtuar ne nxjerrjen e sekreteve te botes duke perdorur teknologji te paimagjinueshme per brezin para nesh.


Gjate vitit te kaluar revolucioni i informacioneve te tij ka hedhur ne faqe publike interneti mbi 76000 dokumente te luftes Afgane gjithashtu edhe 392000 dokumente nga lufta e Irakut - te klasifikuara keto si shkeljet me te medha te sekreteve ushtarake ne histori.


Kete te diel WikiLeaks nisi publikimin e pare prej 250000 dokumentesh te klasifikuara sekrete te SHBA-ve duke ofruar keshtu nje paraqitje te papare ndonjehere se si Diplomatet me te larte te SHBA-ve i shikojne miqte dhe armiqte e tyre.


Por sic shpjegoi Assange dy dite me pare rrjedhjet e Pentagonit dhe Departamentit te Shtetit jane vetem fillimi. Ne nje interviste te rralle dhe te gjate afro dy ore ne Londer me date 11 nentor Assange shpjegoi se eshte akoma i ulur mbi dokumente shume sekrete gjysma e te cilave jane nga sektori privat.


Objektivi i radhes se WikiLeaks do te jete nje banke e madhe Amerikane Do te na tregoje te verteten se si bankat sillen veprojne dhe ekzekutojne nivelet e tyre ne menyre qe te stimulojne hetime dhe reforma - thote ai. Me poshte ju paraqesim nje transkriptim te edituar te bisedimit qe patem. Njw pjese e saj ku flitej per aferat e naftes shqiptare u botua dje ne Shekulli

Qe te fillojme a eshte e vertete qe jeni ulur mbi nje thesar dokumentesh te papublikuara


Julian Assange Po. Teksa jemi bere me te suksesshem ka nje hendek mes shpejtesise se rrjedhes se publikimeve dhe shpejtesise se linjes se pranimit te dokumenteve per publikim. Rrjedha e informacioneve eshte rritur me rritjen e profilit tone por edhe aftesia jone e publikimit po shtohet ne menyre lineare.


Sa per qind e ketij thesari me dokumente eshte i lidhur me sektorin privat


Rreth 50.


Gjate vitit te fundit ju keni qene te fokusuar kryesisht tek ushtria e SHBA-ve. Mos kjo do te thote se informacionet ne proces kane lidhje me sektorin privat


Po meqenese doni ta dini ne kemi nje linje publikimi qe po rritet ne menyre lineare dhe rrjedhje dokumentesh eksponenciale prandaj jemi ne nje situate ku duhet ti japim prioritet burimeve tona ne menyre qe informacionet qe shkaktojne impakt me te madh te dalin te parat.


Pra kjo do te thote se ju keni materiale korporatash me impakt te larte per te nxjerre
Po e vertete ndoshta jo me ate impakt qe thoni ju por... ajo cfare dua te them eshte se mund te rrezojme nje ose dy banka.


Ky ngjan si informacion me impakt te larte...


Por jo aq i larte sa ceshte historia e te gjithe luftes. Por ne fakt kjo varet edhe nga menyra se si ju i masni keto gjera.


A mund te na thoni se kur WikiLeaks do ti kthehet modelit te tij te vjeter me rrjedhje me te shpeshta por ne sasi me te vogla materiali


Nese shikoni mesataren e numrit te dokumenteve qe po nxjerrim do ta vini re se ne e kemi tejkaluar ate cfare kemi bere vjet. Keto jane seri te dhenash te medha. Si rrjedhoje eshte me te vertete shume e efektshme per ne qe te veprojme keshtu. Nese shikoni numrin e paketave ato kane ardhur ne renie. Por nese shikoni mesataren e numrit te dokumenteve ato jane rritur ne menyre te jashtezakonshme.


Pra a do te ktheheni ne modelin me numer te larte objektivash dhe burimesh


Po megjithese ne fakt mendoj se.... pushim. Publikimi i ketyre paketave te medha. Na duhet te gjejme nje emer te kendshem per to...


Megarrjedhje - rrjedhje te medha


Megarrjedhje. Mire shume mire. Keto megarrjedhje... Jane nje fenomen i rendesishem dhe do te vijne gjithmone ne rritje. Kur ka nje seri te dhenash qe mbulon nje periudhe te tere historie apo prek nje grup te madh njerezish atehere duhet bere profilizimi dhe seleksionimi i tyre gje te cilen e kemi bere.


Ne varemi plotesisht nga burimet. Ne marrim cfare na japin. Teksa profili yne rritet ne nje zone te cfaredoshme ne marrim me shume ne nje zone te caktuar. Njerezit thone pse nuk publikoni me shume informacione per Talebanet. Dhe pergjigja ime eshte na ndihmoni tregojuni disidenteve talebane per ne.


Keto megarrjedhje sic po i quani ne akoma nuk kemi pare nje te atille qe ka te beje me sektorin privat...


Jo jo ne te njejten shkalle sic eshte per ushtrine.


A do te kemi mundesi te mesojme dicka te tille


Po. Nje prej tyre ka te beje me nje banke dhe eshte nje megarrjedhje. Nuk eshte ne nje shkalle te madhe sic jane materialet e Irakut por behet fjale per dhjetera ose qindra mijera dokumente ne varesi te perkufizimit.


Behet fjale per banke amerikane


Po eshte nje banke amerikane.


Ekzistuese


Po po nje banke e madhe ekzistuese amerikane.


Banka me e madhe e Amerikes


No comment.


Dhe kur do te ndodhe nje gje e tille


Ne fillim te vitit qe vjen dhe nuk do te flas me shume per te.


Cili do te doje te ishte rezultati i ketij publikimi


Pauze Sjam fort i sigurt. Supozoj se do te na tregoje te verteten se si bankat sillen veprojne dhe ekzekutojne nivelet e tyre ne menyre qe te stimulojne hetime dhe reforma.


Zakonisht kur merr rrjedhje te ketij niveli behet fjale per nje ceshtje te caktuar ose per nje shkelje te caktuar. Dhe per kete ka vetem nje shembull te ngjashem. shte njesoj si posta elektronike e Enron e-mailet. Pse ishin aq te vlefshme


Kur Enron u shemb nepermjet proceseve gjyqesore me mijera e-maile te brendshme dolen ne siperfaqe dhe kjo siguroi nje dritare per te pare se si ishte menaxhuar nje kompani e tere. Ishin keto vendime te vogla qe mbeshteten shkeljet flagrante.


Kjo e jona do te jete njesoj. Po do te jene disa shkelje flagrante praktika jo etike qe do te tregohen por do te tregohen edhe te gjitha mbeshtetjet e strukturave vendimmarrese dhe morali i brendshem ekzekutiv qe do dali ne siperfaqe dhe kjo eshte me te vertete jashtezakonisht e vlefshme.


Njesoj si dokumentet e Luftes se Irakut po ka pasur incidente ne mase qe ishin shume te vlefshme per lajmet por vlera me e madhe eshte te parit e spektrit te plote te luftes. Mund ta quani ekosistem te korrupsionit.


Por gjithashtu edhe vendimmarrjet qe me nje sy qorr favorizojne dhe mbeshtesin praktika jo etike mbikeqyrjes se pakryer prioriteteve te drejtuesve menyra se si ata permbushin interesat e tyre vetjake. Menyra se si kane folur per kete gje.


Per sa miliona dollare behet fjale


Jemi akoma ne proces hetimi. Ajo cfare mund te them eshte se behet fjale per praktika jo etike por eshte shume shpejt per tu shprehur se kemi te bejme me kriminalitet. Duhet te jemi shume te kujdesshem perpara se te etiketojme njerezit dhe ti quajme kriminele derisa te sigurohemi qe kemi te bejme me kete kategori.


A mund te na thoni se per cfare sjelljesh jo etike behet fjale


Jo.

Para disa kohesh ju i keni thene nje kolegut tim se WikiLeaks ka materiale ne lidhje me BP British Petrolium.


fare keni gjetur


Kemi shume por nuk e kemi percaktuar sa prej tyre jane origjinale. Ka pasur shume zhurme nga shtypi per sa i takon ceshtjes se BP-se dhe pas kesaj avokate dhe njerez te tjere po nxjerrin nje numer te konsiderueshem materialesh.


Keshtu qe dyshoj qe materialet qe ne kemi per BP te mos jene origjinale. Te gjithe ne duhet te presim dhe te shikojme nese materialet tona jane vecanerisht unike.


Shtypi rus ka raportuar qe ju keni planifikuar te merreni me subjekte te tilla si kompani dhe politikane rus. Kam degjuar nga nje tjeter burim i WikiLeaks se ky eshte fryre pak si shume si lajm..


U fry shume kur Sherbimet Sekrete Ruse thane se nuk ka vend per shqetesim pasi ata mund te na pengonin. Por ne fakt eshte e vertete ne kemi material per shume biznese dhe politikane perfshire ketu edhe Rusine. Nuk eshte e drejte ta themi por ne do te fokusohemi ne menyre te vecante te Rusia.


Le te flasim per industrite e tjera. fare mund te me thoni per kompanite farmaceutike


Po. Qe te jem i qarte ne kemi aq shume material te paperpunuar sa qe nuk jam i sigurt se cfare kemi ne total. Jane materiale te cilave iu kam kushtuar nje vemendje te shkurter ose per te cilat njerezit e mi me kane informuar.


Sa material keni Sa e madhe eshte sasia nese flasim ne giga apo terabytes


Nuk jam i sigurt. Nuk kam pasur kohe per ta llogaritur.


Le te vazhdojme atehere Industria e teknologjise


Kemi nje material qe ka te beje me spiunimin e nje qeverie te madhe kundrejt nje industrie teknologjie. Spiunazh Industrial.


SHBA Kina


Amerika eshte nje prej viktimave...


A keni dicka me shume per sa i perket finances


Kemi nje mori gjerash qe kane lidhje me financen. Nga te gjithe sektoret komerciale qe kemi mbuluar financa eshte me domethenesja.


Perpara se bankat te deshtonin ne Dubai ne nxorem shume materiale qe tregonin se ato ishin jo shume te shendetshme. Ata na kercenuan se do te na conin ne burg ne Dubai gje e cila eshte shume serioze nese perfundojme aty.


Per ta rishikuar dhe nje here cilet mendoni se jane pese sektoret private me te medhenj me rrjedhje ne historine e WikiLeaks


Varet nga rendesia e materialit kundrejt impaktit. Kaupthing Banka ishte nje nga me te rendesishmet per shkak te efekteve zinxhir shqyrtimi ne Islande dhe ne pjesen tjeter te Skandinavise. eshtja e bankes Julius Baer ishte gjithashtu nje ceshtje me rendesi.
Rrjedhja e Kaupthing ishte nje rrjedhje e mire.


Libri i kredive pershkruante ne terma te qarta vlefshmerine e kreditit te te gjitha ketyre kompanive te medha dhe milionereve dhe te huamarresve jo vetem te brendshem ne banke po nje spekter te gjere ne te gjithe boten nje vleresim per nje grup biznesmenesh neper bote. Ishte realisht nje rrjedhje interesante.


Ajo jo vetem qe ekspozoi Kaupthing por edhe shume kompani te tjera.
Banka Julius Baer ekspozoi individe te rendesishem qe fshihnin asete ne ishujt Cayman dhe ne pasi beme disa kontrolle u zbulua struktura e brendshme e taksave te bankes Julius Baer.


shte interesante se si banka Zvicerane kishte fshehur asetet e saj nga shteti i Zvicres duke perdorur struktura te bankave ne ishuj. Kemi goxha material te mire per kete gje.
VIJON NESR...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›