E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i heq bashkive dekorimet per festat

Protokolli i Shtetit do te kete detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare. Kryeministri i kerkoi ministrit te Jashtem qe te pergatise ndryshimet ne legjislacion


TIRAN - Kryeministri Berisha ka kufizuar dje edhe me shume kompetencat e pushtetit vendor duke i hequr te drejten e dekorimit te qyteteve ne rast festash. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise eshte kerkuar kalimi i ceremonialit dhe dekorimin e festave nga pushteti vendor tek qeveria. Ky vendim ka ardhur pas konfliktit me te fundit me bashkine e Tiranes ne lidhje me 28 dhe 29 nentorin.


Zoti zevendesminister i Jashtem ne kete rast minister ne detyre kerkohet qe me perparesi te madhe ligji i Protokollit te Shtetit te kaloje ne autoritetin e Protokollit te Shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festive kombetare.


Ate qe Edvin Kristaq Rama beri dy vite rresht me diten e pavaresise mund ta bente vetem nje apatrid per te cilin vendi dhe kombi nuk ekziston - i tha dje Berisha zv.ministrit te Jashtem Selim Belortaja. Kreu i qeverise akuzoi kryetarin e Partise Socialiste se ka fyer qytetaret duke mos dekoruar kryeqytetin. Per shefin e mazhorances veprimi i liderit te opozites eshte i papranueshem duke cenuar rende dinjitetin e qytetareve.


Protokolli i Dites Kombetare do te jete tjeter ne menyre qe kurre ndonjehere apatride si ty te mund te mos fyejne flamurin qytetaret kryeqytetin dhe kombin me nje qendrim te tille ekzistencialist te papajtueshem te papranueshem - theksoi Berisha. Ne fjalen e tij kryeministri u shpreh se pas ndryshimit ne ligjin e Protokollit askush nuk mund te neperkembe simbolet kombetare. Dekorimi i kryeqytetit u kthye edhe ne nje molle sherri mes keshilltareve te djathte dhe Bashkise se Tiranes.


Kreu i grupit te keshilltareve ne Bashkine e Tiranes dhe njeherazi zevendesminister i Brendshem Ferdinand Poni akuzoi kryebashkiakun Rama si pergjegjesin per moszbukurimin e Tiranes dhe kerkoi shkarkimin e tij nga detyra E dhimbshme e pabesueshme por ja qe ndodhi.


As dje si edhe nje vit me pare ne 28 Nentor diten e Flamurit diten e Ditelindjes se Kombit Shqiptar dite qe festohet nga cdo shqiptar me nderim adhurim e krenari me te madhe ne te kater anet e botes kudo qe ata ndodhen dite qe eshte sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 kur thote se Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit 28 Nentori perseri Tirana kryeqyteti i Shqiperise ishte i pazbukuruar bashkia e Tiranes e sabotoi festen e shqiptareve - tha Poni.


Por Bashkia e Tiranes reagoi duke hedhur poshte pretendimet e mazhorances. Ne reagimin e saj Bashkia sqaronte se punonjesit e saj kane hasur veshtiresi ne dekorimin e kryeqytetit per shkak te rezistences se policise e cila nuk lejonte heqjen e banderolave blu te qeverise nga shtyllat.


Flamujt kuq e zi u vendosen nga bashkia me banderolat kjo per te shmangur cdo incident ne rruge e keqkuptim ne publik - deklaroi zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florian Serjani.


Qe pas rrezimit te sistemit komunist forcat politike i kane zhvilluar te ndare nga njeri-tjetri festimet per 28 dhe 29 nentorin. Te djathtet kane festuar 28 nentorin si per Diten e Pavaresise ashtu edhe per lirimin e vendit ndersa per te majtet keto dy ngjarje te rendesishme per vendin tone festohen ne dy data te ndryshme.


SHNIMI


Prej 20 vjetesh politika shqiptare ka festuar e ndare 28 dhe 29 Nentorin. E djathta njeh vetem daten 28 ndersa e majta i feston keto dite vec e vec. Dje Berisha ka kerkuar qe dekorimet e qyteteve per festat kombetare te behen nga qeveria dhe jo nga pushteti vendor

Dekorimi i Tiranes per 28 dhe 29 Nentor eshte kthyer ne molle sherri mes Rames dhe Berishes. Te djathtet kane akuzuar bashkine e Tiranes ka lene qytetin pa dekorime ne nje dite kombetare. Bashkia eshte pergjigjur se policia nuk ka lejuar vendosjen e dekorimeve


Berisha-Rames Do te te shkarkoja po te mos ishe kreu i PS-se


Kryeministri Berisha deklaroi se do ta shkarkonte Edi Ramen si kryetar bashkie ne rast se nuk do te ishte edhe lideri i opozites.


Une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre - theksoi Berisha.


Duke marre shkas edhe nga festimet ne dite te ndryshme te festave per diten e lirimit Kryeministri Berisha u shpreh se homazhet behen me nje kuptim te caktuar dhe i kerkoi kryebashkiakut qe te respektoje pushtetin e dhene nga qytetaret dhe jo te abuzoje me te.


Shkarkimi i kreut te bashkise ka qene edhe nje prej synimeve te mazhorances e cila ngriti edhe nje komision hetimor per kryebashkiakun Rama. Perplasja e kryeministrit Berisha me kreun e Bashkise se Tiranes njeheresh edhe liderin e opozites zhvillohet vetem pak muaj larg zhvillimit te zgjedhjeve te reja lokale.


Rama Berisha te ktheje syte nga Shkodra


Menjehere pas akuzave te kreut te qeverise ka reaguar edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.


Duke sjelle ne vemendje situaten e veshtire ne zonat e permbytura ne veri te vendit kryebashkiaku i beri thirrje shefit te mazhorances qe qeveria te fokusohet tek situata me permbytjet ne Shkoder dhe jo te merret sipas tij me shpifje.


Pres dhe shpresoj qe kryeministri te merret me zonen e permbytur te Shkodres e cila eshte shembelltyra me kuptimplote e deshtimit te tij dhe te mos rreket kot ta mbuloje deshtimin e tij duke pergojuar me vend e pa vend flamurin e kombit dhe flamurin e perbashket te te gjithe shqiptareve per te cilin eshte njeriu me i paduhur qe te mund te na e kujtoje ne te tjereve - tha Rama.


Lideri i Opozites tha se cdo shpifje e kryeministrit Berisha merr si pergjigje punen e madhe qe ben Bashkia e Tiranes. Berisha ben 300 shpifje ne muaj i pergjigjem Berishes me 300 peme.


Berisha ben mire te merret me permbytjet pasi Shkodra eshte shembelltyra kuptimplote e deshtimit te Berishes - tha Rama. Deklaratat kryetari i Bashkise se Tiranes i beri gjate inspektimit ne bllokun Njazi Meka ne zonen e Alliasit ku jane mbjelle 300 peme dekorative.


Serbia heq vizat me Shqiperine


Qeveria e Serbise ka vendosur qe ti heqe vizat per hyrjen e qytetareve shqiptare ne Serbi. Gazeta zyrtare e Serbise ben te ditur se sipas vendimit te qeverise serbe ne kete republike mund te hyjne pa viza shtetasit e Republikes se Shqiperise bartesit e te gjitha dokumenteve te vlefshme te udhetimit te Republikes se Shqiperise.


Vendimi eshte nenshkruar me 26 nentor nga zevendesshefi i qeverise Ivica Dacic ndersa ka hyre ne fuqi nje dite pas publikimit ne gazete. Shqiperia ka hequr vizat per shtetasit e Serbise ne prillin e vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›