E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste me themeluesin e Wikileaks Julian Assange

Ja pyetjet e bera ne gazeten britanike The Guardian dhe pergjigjet e dhena nga Assange

Pike se pari ju zoteroni pasaporte australiane A mendoni te ktheheni ne atdhe apo keni frike mos arrestoheni per shkak te informacionit te dhene ne lidhje me policet dhe diplomatet australiane

-Une jam nje qytetar Australian dhe me ka marre malli shume per vendin tim. Por javen e kaluar kryeministria Australian Julia Gillard dhe Ministri i drejtesise Robert McClelland deklaruan se kthimi im ne Australi ishte i pamundur dhe duke mos u mjaftuar me kaq thane se do te jene te gatshem te ndihmojne ne menyre aktive Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne sulmet ndaj meje. Ky fakt me solli ne mendje pyetjen se cdo te thote te jesh nenshtetas Australian. Mos valle kjo nuk tregon asgje

Sipas SHBA-ve ju nuk jeni gazetar. Cfare jeni atehere

-Librin tim te pare jospekulativ e kam publikuar ne moshen 25-vjecare bashke me nje shkrimtar. Nisur qe nga ajo kohe kam dhene kontributin tim ne dokumentacionin e vertete dhe jo spekulativ kam shkruar per gazeta te ndryshme dhe kam marre pjese ne programe televizive. Per mendimin tim diskutimi rreth profesionit tim si gazetar apo kerkimi i lidhjes ne mes gazetarise dhe ngjarjes pasi njerezit fillojne te shkruajne per disa institucione eshte e pavend. Edhe pse vazhdoj te shkruaj te kerkoj dhe analizoj ne te vertete jam drejtues ekzekutiv transmetimi i cili drejton dhe organizon gazetaret e tjere.

Cfare ndodhi me dokumentet e tjere para se Wikileaks te publikonte kete megarrjedhje A do ti publikoni perseri ne internet pasi te kaperceni keta pengesa teknike

-Shumica e dosjeve jane te publikuara ne adresen mirror.wikileaks.info pjesen e mbetur do ta publikojme pasi te rregullojme problemet inxhinierike. Kete vit nuk e percaktojme ne kalendarin tone duke filluar qe nga Prilli i ketij viti. Hapat tone fokusohen ne perpjekjet e SHBA-ve ne ushtrimin e dhunes ndaj nesh. Por natyrisht qe me hidheron fakti se puna trevjecare e imja dhe te tjereve nuk do te mund te arrije tek publiku.

A e prisnit nje lloj reagimi te tille ne bote nga dosjet e publikuara A nuk shqetesoheni per sigurine tuaj

-Gjithmone kam menduar se Wikileaks do te luaje nje rol global dhe pasi ndikoi ne ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne Kenia ne vitin 2007 fillova ta besoj kete. Por duke menduar se do te mjaftonin dy vjet per te kuptuar dhe shpalosur rendesine e Wikileaks na u deshen kater vjet. Kjo do te thote se jemi mbrapa me programin dhe kemi shume per te bere. Rreziqet qe na kanosen mbesin te regjistruara para syve tane por kur duam tia dalim me nje super fuqi mundohemi te marrim te gjitha masat e duhura.

A keni censuruar ndonje emer nga frika e hakmarrjes ndaj jush

-Wikileaks ka nje histori 4-vjecare transmetimi. Gjate kesaj periudhe nuk jemi akuzuar asnjehere. Edhe Pentagoni nuk ka mundur te thote qe ndonje nga emrat cenohet per shkak te veprimtarise tone. Ky fakt nuk ndryshoi as pas shume manipulacioneve. Dhe nuk presim te ndryshoje.

Cfare ndryshimi mendoni se i keni sjelle botes Nderkohe qe ju jeni ne qender te vemendjes a nuk mendoni se edhe karremi i cili ju ka mundesuar informacionin meriton te lavderohet

-Nese e keni fjalen per ushtarin Bradley Manning i cili njihet nga Pentagoni si personi qe shkaktoi rrjedhjen atehere mund te them se ai eshte nje hero i vertete.

A ka dosje ne lidhje me UFO-t dhe krijesat tjera

-Ne na vijne shume e-maile ne lidhje me UFO-t. Por keta e-maile nuk perputhen me parimet tona te transmetimit ne dy ceshtje 1. Burimi i pare dhe 2. Origjinaliteti. Nuk ekziston asnje dosje qe mund tu referohet UFO-ve.

Si e shpjegoni censurimin e identitetit si XXX Gjithashtu jane publikuar vetem pjese te caktuara te disa dosjeve. Kush i merr keta vendime kaq te rendesishme mos valle shteti amerikan

-Dosjet te cilat jane bere teme e lajmeve shpjegohen nga ortaket tane botues dhe nga ne. Lajmet redaktohen nga gazetaret qe i pergatisin. Keta lajme te pergatitura per transmetim kalojne neper duart e te pakten nje editori per tu siguruar nese kane plotesuar kushtet perkatese te transmetimit.

Nisur nga fakti qe qeverite perendimore garantojne lirine e shtypit ne te njejten kohe mbrojne tezen e autoritetit moral. A mendoni se duke sulmuar Wikileaksin ato rrezikojne humbjen e autoritetit moral

-Perendimi ka financuar te gjitha marredheniet themelore mbi rrjetin e kompanive hiseve kredive. Ne rrethana te tilla lehtesohet liria e fjales sepse nje ndryshim ne pushtetin politik shume rralle mund te sjelle ndryshimin e ketyre mjeteve themelore. Ne mungese te fuqise ne perendim fjala eshte e lire si nje zog. Por ne vende si Kina ku ekziston nje censure e forte fjala ka akoma fuqi dhe gjithnje nga kjo fuqi lind frika. Censuren gjithnje duhet ta shohim si nje marredhenie ekonomike e cila tregon fuqine e fjales. Sulmet e SHBA-ve ndaj nesh tregojne nje shprese te madhe me shpresen qe fjala te jete aq e fuqishme sa te shkaterroje murin financiar.

/Start/

2010-12-04 1347

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›