Vestervele per vizite te shkurter ne Irak

Ministri i Jashtem Vestervele shkoi te shtunen ne mengjes 4.12. papritur ne Bagdad. Gjashte ore ai qendron ne kryeqytetin akoma te pasigurte te Irakut dhe takohet me udheheqesit kryesore politike Presidentin Talabani dhe kryeministrin Maliki. Ai ka edhe tre jave pas zgjedhjeve ne mars per krijimin e kabinetit. Vestervele kembengul per nje qeveri te unitetit kombetar vetem ajo mund ta fashise dhunen ne vend. Shiiti Maliki ka veshtiresi te integroje fituesin e zgjedhjeve sunitin Allaui.
Per Gjermanine nuk ka rendesi vetem inkurajimi politik
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem Vestervele FDP mberrin ne Bagdad 04.12.2010
Perfaqesues nga ekonomia duan te nxisin perseri biznesin me Irakun. Kjo mbetet nje problem megjithe nje fare perparimi. Shperthime sulme me granata dhe atentate vetevrasese dhe qindra viktima dhune cdo muaj ata perbejne te perditshmen ne Irak shtate vjet e gjysem pas rrezimit te Sadamit dhe marshimit te trupave amerikane. Gjermania nuk mori pjese ne lufte. Kjo ushqen shpresen te kompanite gjermane por megjithate Per momentin eshte keshtu qe turqit jane ketu orfruesit me te medhenj dhe kane edhe mundesite me te medha. Kinezet bejne dicka por ne Irak tani avash-avash kane filluar te thone keto prodhime nuk i blejme sepse thjesht nuk i kuptojme sa duhet.
Helmut Gndig prej dekadash shites kamionesh ne Irak sheh shanse per firmat gjermane. Por atij qe do te hedhe rrenje ne Irak i duhet durim dhe nerva te forta. Zyra sherbimi ne Bagdad dhe ne veriun kurd duhet te ndihmojne. Burokracia dekada izolimi ngaterresa juridike dhe siguria e paqendrueshme krijojne probleme te vazhdueshme. Dhe korrupsioni qe lulezon kudo. Dhe ka aq shume per te bere - uji rryma shendetesia gjithcka eshte per toke.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Vestervele dhe Kryeministri irakian Nuri Al-Maliki
Henrik Ahrens i platformes ekonomike Irak Sipermarrjet gjermane kane avantazhe te medha ne konkurrence. Kjo vlen te thuhet per te gjithe sektorin e mjekesise. Uji eshte i nevojshem kudo. Sipermarrjet gjermane mund te japin nje kontribut te madh ne rindertimin e infrastruktures.
Edhe nje problem tjeter nuk mund ti shmanget ministri i Jashtem gjerman ne Bagdad. Ne Irak te krishteret jane shpesh ne nje gjendje per jete a vdekje. Gjysma e tyre i kane kthyer nderkohe shpinen Irakut. Ne Bagdad kane mbetur 200.000 apo me pak nje emigrim i vazhdueshem. Edhe irakiane te tjere kercenohen. Por te krishteret kane me pak mbrojtje. Askush nuk ndjehet pergjegjes per ta.
Gjashte ore Bagdad. Me teper nuk e lejon situata per Vestervellen. Tipike per gjendjen e Irakut.
Autor Ulrich Leidholdt/Angjelina Verbica
RedaktoiPandeliPani