Invalidet dy greviste dergohen ne spital

Dy pjesëtarë të grevës së urisë të para dhe tetraplegjikëve janë dërguar para pak castesh në spital, pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.
Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për dy gra greviste, shtetaset Shpresa Spahiu dhe Natasha Mancka.
Greva ka hyrë sot në ditën e gjashtë dhe pavarësisht gjendjes shëndetësore, grevistët deklarojnë se nuk tërhiqen pa u plotësuar kushtet e tyre.
Ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat ekonomike, që lidhen me paketën higjenike dhe rritjen e pagesës për kujdestarin.
Por Ministria e Punës deklaroi dje se 5100 para dhe tetraplegjikët kanë marrë mbështetje financiare në këto 4 vjet dhe kërkoi që ata t’i japin fund kësaj greve.