Anija ushtarake mesimore Mircea mberrin ne Durres

Ne portin e Durresit eshte ankoruar ne oret e paradites anija mesimore ushtarake e Rumanise Mircea. Kjo vizite behet ne kuader te nje turi vizitash miqesore qe po zhvillon kjo anije edhe ne porte te tjera te Mesdheut. Ekuipazhi i anijes u prit nga drejtues te larte te Forcave Detare dhe nga perfaqesues te Ambasades se Rumanise ne vendin tone.
Ne kuader te nje programi te hartuar ne bashkepunim me forcat tona detare drejtuesit marinaret dhe studentet e kesaj anije do te zhvillojne nje sere vizitash njohese ne qytetet e Durresit Tiranes dhe Krujes ndersa jane programuar edhe takime sportive miqesore.
Anija shkolle ushtarake Mircea do te qendroje ne Durresi deri te enjten pasdite.
Anija - shkolle e Flotes ushtarake rumune eshte ndertuar ne vitin 1939 ne kantierin e Hamburgut Gjermani. Ajo ka nje gjatesi prej 82 metra dhe nje ekuipazh prej detaresh dhe studentesh qe arrin ne 170 vete. Qe nga ndertimi i saj ka zhvilluar 28 lundrime te gjata me karakter mesimor rreth botes.