Invalidët s'marrin pagesën mujore, AP: Çelni fondet
TIRANE-Vonesat e përsëritura të pagesës së personave me aftësi të kufizuar ka sjellë reagimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Përmes një deklarate, ky institucion u ka bërë thirrje Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Financave të çelin menjëherë fondet për këtë shtresë të margjinalizuar të shoqërisë. "Institucioni i Avokatit të Popullit, me keqardhje konstaton sërish një problem të përsëritur në lidhje me pagesat e Aftësisë së Kufizuar. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Shqetësimet janë konstatuar nga ndihmëskomisionerët tanë në terren, por na janë përcjellë edhe nga vetë përfaqësuesit e organizmave të këtyre personave. Nisur nga kjo situatë, i tërheqim vëmendjen në mënyrë publike Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe Ministrisë së Financave, të realizojnë menjëherë delegimin dhe çeljen e fondeve për këto pagesa", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Rekomandimi i 11-të
Gjithashtu, AP ka rikujtuar faktin se personat me aftësi të kufizuar janë pjesë e rekomandimit të 11-të, i cili duhet të plotësohet nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. "Personat me Aftësi të Kufizuar, dhe të drejtat e tyre, përbëjnë një nga misionet më të rëndësishme të institucionit të Avokatit të Popullit. Ata janë pjesë e rekomandimit 11, të përcaktuar nga BE për Shqipërinë, dhe në këtë kontekst, por jo vetëm, zhvillimet në legjislacionin dhe politikat për personat me aftësi të kufizuar, si dhe zbatimi i tyre, kanë qenë objekt i diskutimeve, vlerësimeve dhe rekomandimeve të institucionit tonë.Personat me aftësi të kufizuar, mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare, duke iu mohuar aksesi. Shumica e personave me aftësi të kufizuar, lehtësirat publike dhe ato të transportit, por edhe informacionin, e kanë përgjithësisht shumë të vështirë për t'i aksesuar", vijon deklarata e AP.
Sipas Avokatit të Popullit, të gjitha strukturat shtetërore duhet të angazhohen maksimalisht e të kenë prioritet çështjen e personave me aftësi të kufizuar, duke u siguruar kështu të drejta të barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë. Kjo pasi, "ata kanë pak shpresë për të shkuar në shkollë, për të gjetur një punë, për të pasur shtëpinë e tyre, për të krijuar familjen e tyre dhe për të pasur fëmijët e tyre, për të shijuar një jetë sociale, apo edhe për të votuar".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)