Tiranë, përplas kalimtarin, drejtuesi e dërgon të plagosurin në spital
TIRANË- Aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se një person identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është përplasur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes nga një automjet pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi” në kryeqytet.
Kalimtari mësohet se po kalonte rrugën, kur është përplasur nga një automjet tip ‘Toyota’ TR2181M. I plagosuri është dërguar nga vetë drejtuesi i automjetit që e përplasi menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë ka nisur hetimet për zbadhjen e plote të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)