E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidja denoncon babanë dhe vëllanë: Më dhunojnë pasi më lidhin, flë në mullar

LUSHNJE- Fenomeni i dhunës në familje këtë herë prek edhe personat invalidë. Kjo është historia e 23-vjecares nga Lushnja Majlinda Deneku, e cila ka lindur me deformime fizike dhe është vetëm 1 metër e 35 centimetra. 23-vjecarja denoncon dhunën nga babai i saj dhe i vëllai madje ajo shprehet se është dëbuar disa herë nga shtëpia. Ajo rrëfen se është fshehur nga babai dhe vëllai që ushtrojnë dhunë mbi të dhe prej një muaji fle në një mullar ndërsa mbështetje ka vetëm nënën e saj, e cila kujdeset për ta ushqyer.

“Dhunohem nga babai dhe vëllai. Më lidhin duart me këmbë dhe me tel dhe me dhunojnë. Më kanë larguar nga shtëpia, afërsisht një muaj. Unë rri përjashtga në mullar të barit, aty flë”, rrëfen 23-vjecarja.

Historia e dhimbshme e Majlindës nis që në lindje të saj. Ajo ka lindur 900 gram dhe që e vogël ka pasur probleme me gjymtyrët. Qeveria shqiptare e ka dërguar atë në Austri ku i është nënshtruar 16 operacioneve, por nuk ka mundur të përmirësohet. Sot ajo ka statusin e invalides, për të cilën përfiton edhe një shumë prej 9500 lekësh. Sipas saj, shkak i dhunës është bërë pikërisht kjo shumë, të cilën prej dy muajsh nuk e ka marrë dhe familjarët e saj, kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi të. Ajo shton se me këto para 5 anëtarët e familjes të gjithë të papunë, më këtë shumë të hollash mbanin frymën. Situata në të cilën ndodhet, e ka detyruar atë të bëjë edhe denoncim në komisariatin e Lushnjes duke kërkuar mbroje, por kjo e fundit nuk ka reaguar.

“Arsyeja është se pensioni ka dy muaj pa ardhur, ata më kanë dhunuar dhe më kanë lënë 24 orë pa ngrënë për arsye se nuk ka ardhur pensioni. Dhe jam nxjerrë jashtë nga shtëpia vëllai dhe babi”, thotë Majlinda.

Situata në të cilën ndodhet e kanë detyruar të bëjë denoncim edhe ne Komisariatin e Lushnjes duke kërkuar mbrojtje, por kjo e fundit nuk ka reaguar.

“Kam bërë denoncim por policia nuk më ka mbështetur madje më ka shtyrë. Derisa kam takuar Prokurorin, gjykatësen dhe nënprefektin e Lushnjes zotin Florjan Danaj të cilën e falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë”, theksoi Mjalinda.

Në këto kushte 23-vjeçarja kërkon që shteti të ndërhyjë, dukë i dhënë atë shumë parash të destinuar për të si invalide dhe ta shpëtojë atë nga një fat mjeran në të cilin ndodhet, që tashmë i është shtuar edhe dhuna e familjes. “ I lutem shtetit të më ndihmoje, jam në mes të katër rrugëve nëse shteti nuk merr masa do të vetëflijohem”, paralajmëron 23-vjecarja.

23-vjeçarja nga Lushnja tregon edhe për njohjen e saj me një djalë, lidhje të cilën dëshiron të vazhdojë gjatë, por që sipas saj familja është bërë sërish pengesë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›