E Diel, 1 Nëntor 2026

Investigimi tatimor Kostoja e kasave fiskale 395 euro

Debati Zbulohen kontrollet ne shoqerite e autorizuara. PS Kasat 150 euro. MF E verteta

Ndersa vijon debati politik per cmimin e kasave fiskale strukturat e hetimit tatimor kane dale ne konkluzionet e para mbi koston reale te tyre. Shqip meson detaje te raportit ku rezultati final tregon se kostoja e kases arrin ne 395 euro pa llogaritur TVSH-ne dhe disa shpenzime te tjera qe kryejne shoqerite qira celular nafte per transport te brendshem etj. te dhenat e raportit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te investiguara nga dy njesi hetimi tatimor dhe departamenti i verifikimit te vlerave. Te dyja raportet jane ballafaquar me njera-tjetren dhe jane paraqitur ne Ministri te Financave. Po ashtu me te dhenat mbi cmimin e kasave po njihet edhe Autoriteti i Konkurrences.

Ajo cfare po ndodh aktualisht lidhet me faktin se ne treg jane tri shoqeri te cilat kane norma fitimi te ndryshme. Tatimet thone qe per nje shoqeri e cila e porosit mallin ne Itali norma e fitimit nuk shkon me shume se 10 per qind kurse dy te tjerat qe e marrin ne Bullgari dhe Kine normat shkojne deri 15-17 per qind.

Sakaq Ministria e Financave thekson se cdo qytetar mund te kerkoje ne internet dhe te gjeje sa eshte cmimi i kasave qe tregtohen ne Shqiperi dhe sa kushtojne ato ne vende te ndryshme te rajonit dhe Europes. Eumlshte e vertete qe kostoja fillestare ne dogane eshte e ndryshme nga ajo e shitjes se cdo kase por do te ishte e ndershme qe PS te informonte per te gjithe komponentet e kasave fiskale 19500 leke importi i kases 9000 leke importi i transmetuesit online si dhe shpenzimet e transportit dhe pajisjeve te tjera qe instalohen me kasen si karta e transmetimit permes mobilit siguria e sistemit komisionet e tjera qe e cojne koston e kesaj pajisje ne 49 000 leke dhe qe mund te verifikohet lehtesisht deklaroi dje Ministria e Financave.

Nga ana e saj opozita ka zbardhur dje nje pjese te cmimeve te kasave fiskale. Sipas deputetes socialiste Mimi Kodheli kompanite e kasave kane pasur nje norme fitimi qe shkonte deri ne 300 euro. Me deklaratat doganore ne duar Kodheli paraqiti per mediat listen e cmimeve ku tha se kasat fiskale 748 cope cmimi mesatar 152 euro kase fiskale regjistrues 1000 cope cmimi mestar 151 euro tjeter deklarate cmimi per kase 109 euro kase fiskale cmimi mesatar 56 euro etj. si dhe modem eshte pretenduar 80 euro nderkohe 60 euro deklarata doganore. Sipas Kodhelit keto deklarata doganore tregojne qartesisht dimensionin real te perfitimit marramendes nga ky biznes qeveritar. Qeveria te pranoje qe ne doganat shqiptare kompanite e importit te kasave kryejne evazion fiskal ose te pranoje qe kompanite kane abuzuar dhe perfituar ne menyre skandaloze me cmimin tha deputetja e PS-ae. Por sipas Doganave cmimi i kasave i deklaruar nga PS-ja jane te nje shoqerie qe e blen mallin ne Bullgari qe per koincidence drejtohet nga nje i aferm i anetarit te kryesise se Partise Socialiste.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›