E Diel, 1 Nëntor 2026

Marko Kuzhe Babai ben shaka por duhet te pushoje tre muaj

Deklarata Djali i trajnerit flet per gjendjen e drejtuesit te stolit kuqezi

Per fat te mire nuk eshte e nevojshme qe babai im ti nenshtrohet operacionit. Ai eshte me mire dhe thjesht ka nevoje per disa dite pushim keto ishin fjalet e Marko Kuzhe djalit te trajnerit te Kombetares shqiptare Josip Kuzhe. Me tej ai shtoi Babai pesoi nje hemorragji cerebrale e cila nuk la me asnje shenje. Kam komunikuar me drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit dhe ata me konfirmuan se ai po ecen dhe ka nisur te beje shaka. Kjo tregon se eshte ne gjendje mjaft te mire. Trajneri Kuzhe u ndje keq qe prej mengjesit te dites se enjte kur ndodhej ne apartamentin me qira ne Tirane. Fillimisht u mendua se kishte vetem nje viroze gripale por rreth mesdites kur gjendja e 57-vjecarit nisi te perkeqesohej bashkeshortja e tij i telefonoi menjehere zyrtareve te FSHF-se. Kunder vullnetit te trajnerit i cili e kishte mendjen te ndeshja e dates 8 tetor kunder Bosnje-Hercegovines ajo lajmeroi ne federate duke bere te mundur transferimin e Kuzhese ne spital edhe pse ai nuk pranonte. Pas diagnostikimit me hemorragji cerebrale presidenti Armand Duka dhe drejtuesit e tjere te institucionit qe drejton futbollin u vune ne kerkim te nje aeroplani-ambulance per ta transportuar drejtuesin e stolit kuqezi jashte vendit. Gjate oreve te para te qendrimit ne spital kreret e federates ne Shqiperi menduan ta transferonin ne Vjene apo Zagreb ne qendra me te specializuara megjithate babai im nuk duhej te levizte. Ai do te pushoje edhe per 3-4 dite dhe me pas do te vije ne Zagreb deklaroi Marko. Perfaqesuesja shqiptare ka perpara dy ndeshje mjaft te rendesishme ne eliminatoret e aktivitetit kontinental ndersa momentalisht kryeson Grupin D ne kuoten e 4 pikeve. Babai nuk do te jete prezent ne ndeshjet qe Shqiperia do te zhvilloje kunder Bosnjes dhe Bjellorusise. Doktoret kane shprehur ne menyre te qarte se ai duhet te pushoje per te pakten tri muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›