Investim energjetik në Maliq – Teknologjia e re që do të përdoret, ul humbjet në rrjet

Disa fshatra të bashkisë Maliq janë përfshirë në një projekt energjetik, i cili synon të zëvendësojë shtyllat e vjetra dhe telat e amortizuar me shtylla betoni dhe rrjet elektrik me kabull ABC.
Zona e Maliqit njihet për problematikën në furnizimin me energji elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar, ndërsa ky projekt i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin për banorët.
“Nga ky projekt janë 3 fshatra që përfitojnë, ky projekt ishte shumë i domosdoshëm sepse kishte një rrjet shumë të amortizuar”, u shpreh Ermal Gjona, Administrator i Njësisë Pirg, Maliq,
Në të gjithë bashkinë e Maliqit do të jenë 17 mijë banorë përfitues. Por ka edhe familje të cilat nuk janë të përfshira në këtë projekt.
Projekti energjetik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të shtrihet edhe në fshatra të Korçës, Devollit, Ersekës e Pustecit, ndërsa pritet të përfundojë brenda vitit.
/rtsh.al/