E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spondiliatroza cervikale – Mjekët thonë se është e menaxhueshme edhe pse përkeqësohet me moshën

Spondiliatroza cervikale është një sëmundje e zakonshme dhe përkeqësohet me moshën. Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm i cili na shkakton parehati në përditshmërinë tonë. Mjeku neurolog Genc Nurja na shpjegon shkaqet e kësaj sëmundjeje.

“Spondiliatroza cervikale është një sëmundje degjenerative e pjesës kockore e pjesës cervikale, fillimet e kësaj sëmundje nisin që në moshën 35 vjeç por mbi moshën 65 vjeç shfaqen shenjat e para. Ndër shkaqet më të shpeshta është dhe qëndrimi me orë të zgjatura para kompjuterit pasi kjo ndikon në humbjen e posturës”, u shpreh Genc Nurja, mjek neurolog.

Por si duhet ta trajtojmë ?

“Trajtimi varet nga rëndesa e ankesave duke filluar nga ushtrimet deri tek marrja e antiinflamatorëve”, tha mjeku.

Pavarësisht dhimbjeve që shkakton, spondiliatroza cervikale është një sëmundje e menaxhueshme dhe mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›