E Martë, 3 Nëntor 2026

Investime në shëndetësi, Rama e Koçiu inspektojnë poliklinikën e specialiteteve në Shkodër, shtohen shërbimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ishin  këtë të premte në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Shkodrës, ndërsa hapi dyert si një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.

Ministrja Koçiu tha se është mundësuar zgjerimi i shërbimeve shëndetësore nga 14 në 22 specialitete dhe të pajisura me aparatura të teknologjisë së fundit.

“Poliklinika e specialeteteve në Shkodër e ndërtuar nga e para jo vetëm me pajisjet por dhe me një infrastrukturë të rehabilituar, zgjerohen kabinetet e shërbimeve, nga 14 shërbime  që ofroheshin në këtë klinikë jemi në 22 shërbime, janë 9 shërbime të reja që i shtrohen poliklinikës, dhe qytetarët të marrin shërbim të specializuar pa qenë nevoja të drejtohen në spital”, tha Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se është vendosur diagnostikim falas me aparaturat e mamografisë pa sistem referimi në çdo qark të vendit në çdo muaj.

“Kemi kabinetin e mamografisë, një fushatë qe zhvillohet në tetor, tashmë është bërë rutinë dhe kemi vendosur të zhvillojme diagnostifikime falas pa sistem referimi në cdo qark të vendit. Në muaj janar është në qarkun e shkodrës, ku cdo grua kryen një vleresim drejtëpërdrejt në poliklinike”, tha ministrja.

Me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja polikinika e specialiteteve Shkodër do të jetë në shërbim të 200,000 banorëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›