E Martë, 3 Nëntor 2026

Investimet dhe Zhvillimi Ekonomik, Balluku: Aeroport i ri në Gjirokastër! Sfidë, kapitalet njerëzore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku në fjalën e saj në konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Evropës e Shqipërisë, deklaroi se gjatë vitit që lamë pas dhe 2024-ës Shqipëria është renditur në vendet e para sa i përket numrit të turistëve.

Ajo deklaroi se shifrat nuk janë rastësore, por janë pasqyrim i një pune të madhe që ka bërë qeveria shqiptare, që nga infrastruktura, ndërtimi i Aeroporteve, autostradave, tuneleve, etj,.

Krahas Aeroportit të Vlorës, ministrja Balluku bëri me dije se Gjirokastra do jetë qyteti tjetër ku do të ngrihet porta e dytë hyrëse ajrore për në jugun e vendit.

“Treguesit kanë ardhur në rritje, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para në këtë 2-vjeccar për numrin e vizitorëve dhe zhvillimit turistik.

Më duhet të kontribuoj fuqishëm me stafet e mia për ngritjen e infrastrukturës së dobishme për këtë sektor të ri e të brishtë ne vendin tonë.

Këtu flitet për një dekadë të një pune intensive, e cila sot përkthehet në rezultate. Edhe në 2018 ishte strategjia e ngritjes së aviacionit civil në një shkallë tjetër. Sot nga një aeroport ndërkombëtar totalisht i ndryshuar tashme, Aeroporti i Rinasit, u pasua nga Aeroporti i Kukësit dhe pak pas muajsh do kemi aeroportin më të madh në Ballkan, Aeroportin e Vlorës.

Nga ana tjetër, pas një studimi të gjerë, morëm vendimin e ri për një Aeroport në jug të vendit duke mbyllur kurorën e Aviacionit civil me katër aeroporte, në veri, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në zonën e Gjirokastrës, një nga zonat më interesante të turizmit.

Por nuk janë vetëm aeroportet që sjellin vizitorët. Janë autostradat”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se fokusi i qeverisë gjatë 2024-ës është ngritja e kapaciteteve njerëzore bazuar mbi aftësimin profesional.

“Kapitalet njerëzore, sfida më e madhe. Pas pandemisë, në zbulimin e punës remote, flukse të mëdha të kapitaleve njerëzore janë zhdukur nga tregu, duke bërë qeveritë ndërkombëtare se kapitali më i rëndësishëm është ai njerëzor.

Gjatë 2024 kemi vendosur fokus ngritjen e kapaciteteve njerëzore bazuar mbi aftësimin profesional”, u shpreh ministrja.

Më tej Balluku garantoi se gjatë këtij viti mbi 14 milionë turistë të huaj do të vizitojë Shqipërisë.

“14 milionë vizitorë presim gjatë 2024-ës. Do shkëlqejmë këtë sezon. Ky është viti kur Shqipëria do shfaqet në një shou të madh të një skene që ka marrë vëmendjen e kujtdo”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›