Investimet kapitale në paga për mësimdhënës

Disa nga Komunat e Kosovës ka filluar ti prek kriza e pagave në arsim. Komunave nuk po u dalin mjetet për pagat e mësimdhënëseve e shërbimet tjera në arsim, andaj kanë filluar që të orientojnë mjete nga planifikimet e tjera të buxhetit të tyre tek arsim.
Komuna e Prishtinës është detyruar që 100 mijë euro ti heq nga investimet kapitale që të paguaj pagat e mësimdhënësve, hiq më mirë nuk qëndron as Gjilani.
Qeveria qendrore ndan fonde të veçanta për ta mbështetur arsimin para universitar në secilën komunë. Kjo kryesisht bazohet në numrin e nxënësve në secilën komunë. Niveli qendrorë ndanë grantin specifik për arsimin dhe shëndetësi.
Ky grant është i bazuar në një përqindje të caktuar të të hyrave totale të qeverisë qendrore, aktualisht 10%.
Kryetar i Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se po marrin para nga shërbimet komunale për ta mbuluar minusin e pagave në arsim.
“Për personelin e arsimit jemi 50 mijë euro minus çdo muaj. Për 6 muajt e ardhshëm do të jemi minus 300 mijë euro. Ne këtë minus deri më tash e kemi mbuluar nga shpenzimet komunale. Por, kjo do të jetë e pamundur që të mbulohet edhe më tej. Do të jemi të detyruar patjetër që të kërkojmë ndihmë prej Ministrisë së Financave. Problemi i pagave të arsimit në këtë pikë është tek, pastrimi i objekteve, sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e tyre”, tha Mustafa për Indeksonline.
Por, kryetari i Gjakovës, pak fajin ua hedhë shefave të komunave, ngase siç thotë ai, përllogaritë është dashur të bëhen më kohë.
“Ne kemi pasur vështirësi me pagat vitin e kaluar. Këtë vit kemi planifikuar sa para na shkojnë, dhe kemi bërë kërkesë më kohë në Ministrinë e Financave. Disa nga komunat tjera e kanë këtë problem ngase nuk i kanë bërë planifikimin si duhet më kohë”, tha i pari i Gjakovës Pal Lekaj.
Indeksonline posedon vendimin për Rishikimin e buxhetit për vitin 2013, i cili është miratuar dje në Kuvendin e Komunës së Prishtinas.
100 mijë euro janë destinuar vetëm tek pagat dhe mëditjet për arsim, ndërkohë disa projekte kapitale mjetet e të cilave Komuna i ka konsideruar si të tepërta për këtë vit, kanë qenë pre e sektorit të arsimit.
Mjetet nga buxheti sektorial për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, në shumë prej 900 mijë euro, prej tyre 100 mijë euro nga fondi për paga dhe mëditje, 200 mijë euro nga projekti “Ndërtimi i institucioneve shëndetësore me infrastrukturë përcjellëse”, 500 mijë euro nga projekti “Ndërtimi i objektit të familjeve të dëshmorëve , invalidëve të luftës dhe veteranve”, 100 mijë euro nga projekti “Ndërtimi i objektit social dhe shpronësimet”.
Këto mjete destinohen në programin e Arsimit, 100 euro në paga dhe mëditje, 400 mijë euro në projektin “Pasijet me kabinete, inventar shkollor dhe me libra për bibloteka shkollore” dhe 400 mijë euro në kategorinë ekonomike Mallra dhe Shërbime. Edhe nga paga programi buxhetor për Kadastër dhe Gjeodezi, shuma prej 100 mijë euro nga të hyrat vetanake që merren nga projekti “ Ndërtimi –vendosja e rrejtit referent të rendit të III-të”, orientohen në programin e Arsimit, kategoria ekonomike mallra dhe shërbime.
Edhe komuna e Istogut, vitin paraprak e ka pasur më të theksuar këtë problem, por këtë vit, sipas Agim Haxhiu, drejtor i Arsimit në Komunën e Istogut, arsim po mbulohet më paga kënaqshëm.
“Nuk e kemi të theksuar këtë problem. Sipas planifikimit tonë do të kemi mungesë diku rreth 35 mijë euro. Këtë mungesë do ta mbulojmë më paratë e administratës, në krahasim më vitin e kaluar qëndrojmë mirë”.
Prizreni vitin e kaluar është dëmtuar me buxhet për arsimin 500 mijë euro. Kjo ngase është dashur të marrë para në pozicionet tjera buxhetore. Prandaj ka pas shumë probleme me ngrohjen në shkolla dhe objekte tjera. Po ashtu në mungesë buxheti shkollat tona janë pa pedagog dhe pa psikolog.
Sipas Kornizës Afatmesme buxhetore për 2013-204 të Komunës së Prishtinës, në programin e arsimit problemi më i theksuar është mbulimi i minusit në kategorinë e pagave për shkak të rritjes së numrit të paraleleve që vjen si rezultat i rritjes së numrit të shkollave dhe zvogëlimit të numrit të nxënësve për klasë.
Po ashtu, mungesa e mjeteve për paga vjen edhe si rezultat i mos planifikimit të mjeteve për paga në rastet kur mësimdhënëset shkojnë në pushime të lehonisë, që për Komunën e Prishtinës është një shifër prej rreth 60 mësimdhënëse në baza mujore. Në këto raste, duhet të angazhohen mësimdhënës shtesë për të mbajtur orët mësimore. Po ashtu, secili mësimdhënës që pensionohet realizon edhe tri paga jubilare, të cilat gjithashtu nuk janë të planifikuara nga Ministria e Financave. E, në kuadër të këtij grandi mungojnë edhe mjetet për mallra dhe shërbime për pajisje adekuate të shkollave me mjete mësimore për mësim cilësor.
Por, gjendja pritë të jetë dukshëm më e keqe në vitin 2014. Kjo ngase në buxhetin e vitit 2014 të nivelit qendrorë do të përfshihen statistikat e reja nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2011. Nëse Prishtina ka marrë grant duke u konsideruar që janë mbi 350 mijë banorë, tash do ta marrë grantin në përputhje me numrin e banorëve të regjistruar në vitin 2011, nga ku kanë dalë më pakë se 200 mijë. Por, autoritet komunale po kërkojnë më ngulm që deri në miratimin e Ligjit për kryeqytetin, Prishtinës ti ndahet një buxhet shtesë prej 4 për qind për banorët jorezident. /M.B.//Indeksonline/