E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investimet kapitale, të ardhurat prekin nivelin e 117.3 miliardë lekë, shpenzimet rriten me 12%

Performanca fiskale në muajt e pare te 2025 tregon një rritje të konsiderueshme të të ardhurave dhe shpenzimeve publike, duke reflektuar dinamika të forta në mbledhjen e taksave dhe investimet qeveritare.

Të ardhurat totale arritën në 117.3 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 2.4%. Krahasuar me shkurtin 2024, të ardhurat u rritën me 12.5%, ose 13 miliardë lekë më shumë. Administrata Tatimore dhe Doganore mblodhi 77.7 miliardë lekë, 11.6% më shumë se viti i kaluar, duke reflektuar një performancë të mirë të sistemit të mbledhjes së të ardhurave. TVSH-ja neto në vend u rrit me 17%, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale u rritën me 29%, tregues i një ekonomie më të formalizuar dhe të rritjes së pagave.

Shpenzimet publike arritën në 93.8 miliardë lekë, një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2024. Shpenzimet korente u rritën me 10%, duke mbuluar shpenzimet për paga, mirëmbajtjen dhe shërbimet publike. Nga ana tjerët edhe investimet kapitale rezultuan ne 3.1 miliardë lekë, një rritje e fortë prej 150.6%, duke reflektuar fokusin në projekte infrastrukturore.

Edhe qeverisja vendore ka rritur ndjeshëm investimet dhe mbledhjen e të ardhurave, por mbetet për t’u parë nëse kjo rritje do të përkthehet në përmirësim të cilësisë së jetës dhe qëndrueshmëri fiskale afatgjatë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›