Investimet ne Shqiperi

Artan Gjergji ekspert ne fushen e ekonomise thote per programin shqip te DW se ne rritjen e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi ka ndikuar pozitivisht politikat lehtesuese fiskale dhe legjislacioni ne favor te investitoreve te huaj.
Sipas raportit te fundit te Kombeve te Bashkuara Shqiperia ka thithur investime te huaja direkte ne vitin 2010 me nje vlere prej 111 miliarde dollare shifer kjo qe e rendit ate ne vendin e dyte ne rajon pas Serbise.
Artan Gjergji ekspert ne fushen e ekonomise pedagog ne universitetin Europian te Tiranes tregon per programin shqip te DW se cila eshte natyra apo struktura e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi per vitin e kaluar. Struktura e tyre lidhet kryesisht me privatizimin e kompanive te medha publike dhe e marrjes me koncesion te burimeve natyrore dhe jo me transfetimin direkt te kapitaleve ne vendin prites pra ne Shqiperi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Turizmi ka terhequr investime
Faktore te brendshem dhe te jashtem ne rritjen e privatizimeve publike dhe te koncesioneve
Te dhenat nga Instituti i Statistikave tregojne se portofoli i investimeve te huaja ne Shqiperi perbehet ne nje mase pothuajse 70 perqind nga privatizimet publike dhe koncesionet. Ne rritjen e aftesise thithese te investimeve te huaja direkte te kesaj natyre ne Shqiperi vitin e kaluar kane ndikuar politikat liberale te qeverise se Tiranes legjislacioni favorizues sidomos ligji per mbrojtjen e investimeve te huaja pa lene menjane rolin e faktore te jashtem ne krye te te cileve eshte kriza ne boten arabe dhe kriza financiare ne Greqine fqinje.
Mos te harrojme qe nje pjese e mire e investitoreve te huaj u terhoqen nga Egjypti Siria Maroku dhe tentuan te shkojne ne vende me te sigurta ne rajonin e Ballkanit Perendimor vende si Shqiperia apo Serbia.
Problemet lidhur me pronesine e tokes - pengese per investime te huaj afatgjata
Sektoret e ekonomise qe kane terhequr me shume investimet e huaja direkte ne Shqiperi jane energjia transporti turizmi dhe ai bankar- financiar. Por mospercaktimi i pronesise mbi token mbetet nje problem i madh i pazgjidhur ne Shqiperi qe pengon investime afatgjata ne keta sektore. Paqartesite lidhur me pronesine mbi token perbejne nje pengese shume te madhe per investime te huaja afatgjata. Vertet qe legjislacioni i Shqiperise nuk i pengon inverstitoret e huaj te blejne toke ne Shqiperi por nga ana tjeter ka probleme te medha per pronesine e tokes pasi per ate rezultojne shpesh disa pronare dhe toka ende nuk eshte e regjistruar ne kadaster. thote Artan Gjergji. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhoma e Industrise Tirane
Cili do te jete trendi i investimevete huaja direkte ne Shqiperi
Megjithe problemin ende te pazgjidhur te pronesise mbi token eksperti ekonomik Gjergji parashikon qe Shqiperia te kete nje grafik ne rritje te investimeve te huaja direkte ne formen e privatizimeve dhe koncesioneve. Trendi do te jete pozitiv. Sektori i energjitikes do te jete motori zhvillues i ekonomise shqiptare. Shqiperia ka kapacitete te medha prodhuese per energji nga burime te rinovueshme. Sektori i turizmit ndonese eshte ne hapat e para te futjes ne tregjet rajonale dhe europiane do te jete terheqes ne vitet e ardhshme nga operatore te medhenj te huaj. thote Artan Gjergji.
Ne Shqiperi mungojne investime te huaja te mirefillta
Renditja e Shqiperise ne raportin e Kombeve te Bashkuara si vendi i dyte ne Ballkanin Perendimor per nivelin e thithjes se investimeve te huaja direkte ne formen e privatizimeve dhe kontratave koncesionare nuk e zbut faktin e mungeses se investimeve te huaja te mirefillta. Eumlshte fjala per investime qe gjenerojne aktivitet prodhues hapin vende te reja pune sjellin teknologji te reja rrisin pagat dhe rrisin konkurrureshmerine. Ne te njejtin raport te Kombeve te Bashkuara theksohet se rritja e investyimeve te huaja direkte ne Shqiperi nuk eshte shoqeruar me rritjen e punesimit.
Ne terheqjen e investimevete huaja direkte duhet pare si prioritare ato lloj investimesh qe e lene stokun e kapitalit ne vendin prites qe hapin aktivitete prodhuese dhe qe kane efekte pozitive me aftagjata ne ekonomi sesa nje kontrate koncesionare qe eshte e perkohshme. thote Artan Gjergji.
Sipas Bankes Boterore ne krye te rajonitte Europes Jug- Lindore lidhur me investimet e huaja renditet Kroacia me mbi 4000 USD per fryme e ndjekur nga Mali i Zi me 3800 USD Serbia me 2000 USD Bosnje-Hercegovina me 1600 USD Maqedonia me 1268 USD dhe Shqiperia me 1024 USD per fryme.
AutorAni Ruci
RedaktoiAida Cama