Marreveshje per varret e Luftes II Boterore te ushtareve gjermane

66 vjet pas Luftes se Dyte Boterore rreth 2000 ushtare gjermane te rene ne Mal te Zi do te kene per here te pare nje varreze te perbashket. Nje marreveshje perkatese nenshkroi ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle sot ne mbyllje te vizites se tij ne kryeqytetin malazez Podgorice.
Westerwelle vazhdoi pastaj bisedime politike me qeverine opoziten dhe perfaqesues te qeverise civile. Ne qender te bisedave ishte afrimi i Malit te Zi me BE. Westerwelle-ja e inkurajoi qeverine malazeze per reforma te tjera per te sheshuar rrugen ne bashkesine e shteteve. Ai u ndal konkretisht te shteti ligjor te lufta kunder korrupsionit dhe kriminaliteti i organizuar si dhe te liria e medieve.
Ende rruge e gjate per ne BE
laquoMali i Zi eshte pjese e Evropes shtetet e Ballkanit Perendimor jane pjese e Evropesraquo theksoi Westerwelle. Megjithate Mali i Zi ka ende nje rruge te gjate per te bere per te arritur te BE.
Mali i Zi me vetem 600.000 banore qe e shpalli pavaresine nga Serbia pese vjet me pare eshte kandidat per tu anetaresuar ne BE qe prej fundit te vitit 2010.
Guido Westerwelle eshte ministri i pare i Jashtem gjerman qe viziton Malin e Zi qe kur ai shpalli pavaresine. Ai foli per nje ngjarje me natyre historike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varre te ushtareve gjermane Bjellorusi
Pasdite ministri i Jashtem gjerman do te vazhdoje rrugen per ne Kroaci ku do te zhvilloje biseda ne Dubrovnik.
Ne Kosove per grindjen kufitare
Ne perfundim te udhetimit te tij treditor ballkanik Westerwelle do te vizitoje Kosoven per te krijuar nje perfytyrim per grindjen kufitare me Serbine.
Dje ministri i Jashtem gjerman u beri thirrje Serbise dhe Kosoves qe te tregohen te gatshme per zhvillimin e bisedimeve. Ka vetem nje rruge per zgjidhjen e konflikteve dhe kjo rruge eshte dialogu tha ai te marten ne Podgorice. Me tej ai e quajti te panegociueshem integritetin territorial te shteteve ne rajon. Kryeministri malazez Lukshiq tha se vendi i tij mbeshtet bisedimet perkatese mes Serbise dhe Kosoves qe jane zhvilluar nen ndermjetesimin e BE-se. Ne jemi te gatshem te ndihmojme ne kete drejtim tha ai.
Autordpa/AuronDodi
RedaktoiAida Cama