E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Investimet për strehimin social, Gonxhja: Përfitojnë 847 familjeve në 22 bashki

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Vijon me intensitet puna për përmirësimin e kushteve të banimit, në kuadër të Projektit të Investimeve të Strehimit Social, i cili synon të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për familjet në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga puna që po zhvillohet në këto banesa, në bashkitë e vendit.

Gonxhja tha se, “ky projekt përfshin mbështetjen e 22 bashkive në të gjithë vendin dhe po sjell një ndryshim të ndjeshëm në jetën e 847 familjeve përfituese, duke u siguruar jo vetëm një strehë të sigurt, por edhe një hapësirë ku mund të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet”.

Sip astij, përmes këtij angazhimi, po adresohen nevojat emergjente sociale duke krijuar një model zhvillimi të drejtë e gjithëpërfshirës, ku çdo qytetar të ketë mundësinë të jetojë në kushte të denja.

Minisrtri grantoi se, investimet e bëra janë një shembull i qartë i përkushtimit për t’u shërbyer atyre që kanë më shumë nevojë, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

1 nga 5

/e.xh / /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›