E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kadastra, 65 vendime legalizimi në Shkodër për muajin nëntor

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi sot për publikimin e 65 vendimeve legalizimesh në bashkinë Shkodër, për muajin Nëntor.

Vijueshmëria e procesit të legalizimeve, i’u siguron qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas kuadrit ligjor dhe afateve të përcaktuara.

Kadastra publikoi linkun ku gjenden emrat e 65 përfituesve të vendimit për legalizimin e ndërtimit informal, të cilët janë vetëdeklaruar në Drejtorinë Vendore ASHK Shkodër.

“Banorët aplikues mund të kontrollojnë listën duke klikuar në link më poshtë.

https://www.ashk.gov.al/…/VENDIME-1040-Nentor-DVASHK…“, shkroi KSH në rrjete sociale.

Kadastra bën të ditu se, vetëm pas 30 ditësh nga data e njoftimit, qytetrët mund të aplikojnë për regjistrimin e tij, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-albania.

/e.xh/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›