E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Investimi në rrugën “Hysaj”, Beci: Përgjigje e shumëpritur ndaj kërkesave të komunitetit

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet për investimin që ka nisur në rrugën “Hysaj” në fshatin Golem, të njësinë administrative Rrethina, një prej lagjeve më të vjetra të zonës, ku prej dekadash mungonte infrastruktura bazë.

Beci ka falënderuar banorët për bashkëpunimin në nisje të këtij projekti, të cilët kanë liruar hapësirat për t’i dhënë mundësi që rruga të jetë e ndërtuar me standarde.

“Janë në total 13 mure rrethuese, të cilat janë shembur në dakordësi të plotë me komunitetin, ndërkohë që paralelisht do të punohet edhe për zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike që pengonin zgjerimin e rrugës”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës.

Sipas njoftimit, “projekti, i cili po zbatohet për herë të parë në këtë zonë, është një përgjigje e shumëpritur ndaj kërkesave të komunitetit dhe synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë të Shkodrës”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›