Investimi në rrugën Rrëshen-Sheshaj nxit bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rruga Rrëshen-Sheshaj e cila lidh zonat rurale me ato urbane.“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës Rrëshen-Sheshaj, në shërbim të ndërlidhjes së zonave rurale me zonën urbane dhe të nxitjes së bujqësisë e blegtorisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Investimi në rrugën Rrëshen-Sheshaj lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe krijon konektivitet të zonave rurale me ato urbane, duke lehtësuar edhe nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore.
Objekti ka një gjatësi prej 5187 ml dhe shtrihet në anën lindore të qytetit të Rrëshenit. Në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga bashkia Mirditë ka një gjerësi të përgjithshme prej 5.50 m.