E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria del në tregun ndërkombëtar për marrjen e eurobondit 700 mln euro, deri tani sigurohen 650mln euro

Shqipëria ka dalë sot në tregun ndërkombëtar për të marrë eurobondin e 5 prej 700 milionë euro. Procesi po udhëhiqet nga zv kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj. Sipas informacioneve deri tani është arritur te sigurohet 650 milionë euro, por vlera e sakte ende nuk është finalizuar pasi procesi vijon.

Bankat fituese JP Morgan;  Societe Generale;  Banca IMI &  OTP, që janë përzgjedhur si Menaxherë Bashkëdrejtues do të drejtojnë procesin e emetimit nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar, kanë analizuar edhe interesin e investitorëve të huaj dhe normat e interesit. 

Synimi i Shqipërisë është emetimi i eurobondit 700 milionë euro (85.2 mld lekë) me qëllim që të përdoret si më poshtë:

34.1 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj gjatë vitit 2021

42.5 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj në vitin 2022

8.5 miliardë lekë për financimin e deficitit buxhetor gjatë vitit 2022.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›