E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investimi në spitalin e Lezhës, Koçiu: Shërbime shëndetësore më të mira për 200 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka shpërndarë pamjet e punimeve që po kryhen në spitalin Rajonal të Lezhës të cilit janë drejt përfundimit.

Spitali, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, po rikonstruktohet tërësisht duke rritur gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Koçiu shkruan se punimet për këtë spital janë drejt përfundimit, dhe falë “investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rreth 200 mijë qytetarë të rajonit do të kenë akses në një infrastrukturë dinjitoze dhe shërbime shëndetësore të përmirësuara”.

Spitali Rajonal Lezhë ofron shërbime në patologji, pediatri, shërbimin e Anestezi-reanimacionit, të kirurgjisë së përgjithshme, okulistikë, kujdes paliativ, kimioterapi, ortopedi si dhe shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë.

https://www.facebook.com/61550901522643/videos/1335203104206857

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›