Investitorët gjermanë: Të pakënaqur me klimën e biznesit në Shqipëri
TIRANE-Investitorët gjermanë janë të pakënaqur me klimën e biznesit në Shqipëri. Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në vendin tonë treguan se kompanitë vuajnë nga trajtimi i pabarabartë nga administrata, korrupsioni i lartë dhe mungesa e sigurisë, cfarë do të bënte që ato ta zgjidhnin Shqipërinë si vendin e fundit në rajon për të investuar.
“Rezultatet e anketimit mbi klimën e biznesit në Shqipëri 2013 dëshmojnë për një përkeqësim të situatës ekonomike në vend. Ndërkohë që vitin e shkuar 64 % e të anketuarëve e vlerësonin situatën ekonomike si të kënaqshme, këtë vit 64 % e të tyre mendojnë se situata ekonomike aktuale është negative. Përsa i përket parashikimeve afatmesme mbi ekonominë shqiptare, në ndryshim nga viti i fundit, kompanitë janë më optimiste. 15 % e të anketuarve parashikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike gjatë vitit 2013. 33 % mendojnë se situata nuk do të ndryshojë, ndërkohë që 52 % mendojnë se situata do të përkeqësohet. Vitin e shkuar asnjë kompani nuk ka parashikuar përmirësim të situatës ekonomike”.
1600 kompanitë e përfshira në anketim vlerësuan si më pozitive filozofinë e taksës së sheshtë kundrejt asaj progresive, por kanë deklaruar se niveli 10 % i taksës se sheshtë nuk zbatohet realisht, pasi në fund të dites, investitori paguan më shumë.
Anketimi nxori në pah se investitorët gjermanë vuajnë nga trajtimi jo i barabartë që i bëhet ligjit nga administrata shtetërore.
Por pavarësisht këtyre problemeve, ambasadorja gjermane sheh dritë në fund të tunelit, ndërsa bën thirrje që Shqipëria të shfrytëzoje momentin e zgjdhjeve për të përmiresuar imazhin e saj në botë.
Nga data 1 shkurt deri më 3 mars 2013, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri e zhvillon këtë anketim për herë të katërt radhazi.
Anketimi bazohet në një pyetësor të shkruar, i cili hartohet nga Dhomat Gjermane të Europës Qendrore dhe Lindore dhe u paraqitet të gjitha kompanive anëtare në shtete të ndryshme. Me përjashtim të disa pyetjeve, të cilat janë specifike për disa shtete, temat dhe pyetjet e tjera jane për të gjitha vendet njësoj.
(d.b/M.Mertiri/BalkanWeb)