Inxhinieria pensioniste me disa patenta shpikjesh në Amerikë, Violeta Bojaxhi i zbulon në Quo Vadis

Inxhinierja shqiptare Violeta Bojaxhi, e cila tashmë është në pension, ka zbuluar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, dy shpikjet e saj.
Ajo tha se pavarësisht se ka jetuar në Amerikë ideja për dy shpikjet e saj kanë ardhur në Shqipëri. Bojaxhi tregoi se shpreson që të gjejë mbështetje nga qeveria për të vënë në jetë shpikjen e saj të dytë.
Pjesë nga biseda:
Bojaxhi: Kam jetuar 25 vite në Amerikë, por të dyja idetë më kanë lindur këtu. Kam marrë një patentë në Amerikë. Është një shtupë që ka pjesën mikrofibër dhe pjesën plastike. Kur mbaron jetën shtupa ne e hedhim, sepse ka mbaruar ciklin jetësor. Natyra do që çdo gjë që ne përdorim duhet ta çojmë deri në fund. Mua më erdhi idea që të bëj një kokë të çmontueshme për shtupën. Lihet në trupin e copës, thjesht lidhet. Deri tani industria ka dështuar që ta bëjë këtë të ripërdorshme. Dhe më lidni idea pse ta hedhim ne atë plasikë. Këtë e kam dizenjuar para një viti. Por do një farë investimi. Unë jam lidhur më një kompani. Investimi i parë është gati 22 mijë dollarë. Unë nuk e përballoja dot. Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga qeveria. Për moshën time është e vështirë. Patentën e kam marrë. Nëse dikush do të nis një biznes është fare e thjeshtë.