E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi, i uritur për lojë

Pippo Inzaghi ka insistuar se është rikuperuar nga lëndimi serioz që pësoi sezonin e kaluar dhe ndihet i gatshëm për t’i ndihmuar Milanit. Sulmuesi veteran gjithmonë përkrahet me ovacione sa herë që fillon të ngrohet në San Siro, por është aktivizuar rrallë herë gjatë këtij sezoni.

Ai ishte lënë jashtë ligës për Ligën e Kampionëve, vendim i cili e hidhëroi, por ai nuk heziton të shpreh pakënaqësinë e tij për vendimet e trajnerit Massimiliano Allegri. “Objektivi im është të kthehem të jem futbollisti që kam qenë dikur” tha Inzaghi për magazinën So Foot pas mungesës prej disa muajve për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit.

“E meritoj të luaj dhe tifozët e meritojnë të më shohin duke luajtur. Përveç kësaj, nuk e di si të jetoj pa futboll, pasi jam si fëmijë i cili gjithmonë dëshiron të luaj dhe të mësoj më tepër” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›