E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iowa e fillon garën e republikanëve për president

Pjesa zyrtare e zgjedhjes së kandidatit presidencial republikan në zgjedhjet për president të SHBA-së në nëntor fillon me votimin në shtetin Iowa.

Favorit në këtë garë janë ish guvernatori i Massachusetsit Mitt Romney, ish-kryetari i Dhomës përfaqësuese, Newt Gingrich dhe anëtari i asaj dhome, Ron Paul.

Pakënaqësinë nga situata politike dhe puna e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë do të tentojnë ta shfrytëzojnë edhe Michele Bechman, anëtare e Dhomës së përfaqësuesve, ish- ambasadori në Kinë dhe ish-guvernatori Utas, John Hantsmen, ish-guvernator i New Mexicos, Gery Johnson, guvernatori i Teksasit Rick Pery dhe ish-senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum.

Sipas anketave më të reja, Paul në Iowa gëzon një mbështetje prej 28 për qind, Gingrich 25 për qind, Romney 18, ndërsa Perryn e mbështesin 11 për qind e votuesve.

Paralelisht Partia Demokratike zgjedh kandidatin e saj për president, por këto zgjedhje janë formale, pasi që presidenti aktual, Barack Obama, konsiderohet si favorit i pakontestuar i brendshëm.

Edhe pse në Iowa zgjidhen vetëm një për qind e delegatëve për konventën kombëtare, këto zgjedhje vlerësohen si tregues i parë për favoritin në garën presidenciale.

Pas Iowas, zgjedhjet pasojnë edhe në New Hampshire më 10 janar, e më pas, më 21 janar në Karolinën e Jugut dhe më 31 janar në Floridë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›