Ipeshkvët e kishës katolike reagojnë për situatën politike
Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri, reagojne per situaten politike ne vend duke i bere thirrje politikaneve per te gjetur nje zgjidhje te shpejte. “E ndjejmë per detyrë që si barinj të Kishës Katolike të angazhohemi për përmirësimin e situatës. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend qe po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me rradhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian.” Thuhet ne deklaraten e Ipeshkvinjve.
“I ftojmë politikanet të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë. Nga ana jonë i lutemi Zotit dhe do të nxisim besimtarët tanë që të luten për një zgjidhje sa më të shpejtë” thuhet me tej ne deklarate.
ALSAT < I mëparshmi