Fier, shtyhet sërish seanca për Ruzhdien
Shtyhet për herë të tretë séanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve të dosjes Ruzhdie në gjykaten e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier. Ka qënë mungesa e tre avokatëve të palës mbrojtese të të pandehurve ish komisionerë të qëndrës së votimit në fshatin Ruzhdie, shkaku ligjor që ka detyruar gjyqtarin e cështjes Roland Jaupaj të vendosë që séanca e ardhshme të mbahet në datën 18 maj ora 10 00 në gjykatën Fier.Séanca gjyqësore ka zgjatur vetëm dhjetë minuta ku Gjyqtari Jaupaj ka pyetur palën e akuzës dhe përfaqësuesit e pranishëm të palës mbrojtëse në sallë në lidhje me gadishmërinë e tyre për të lënë këtë seancë në datën 18 maj.
Gjashtë komisionerët e qëndrës së votimit në fshatin Ruzhdie të të dyja kampeve politike akuzohen nga prokuroria Fier për shpërdorim detyre, manipulim të procesit zgjedhor si dhe shkelje të kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë gjatë procesit të zgjedhjeve në datë 28 Qershor të vitit të kaluar.Përvec ish komisionerëve nën akuzë janë dhe tre banorë të këtij fshati të cilët akuzohen se kanë votuar më shumë se një herë në kutinë e qëndrës së votimit në këtë fshat.
Aleksandër Nushi < I mëparshmi