Ipeshkvia e Kosovës ngushëllon familjen Podrimja

Ipeshkvia e Kosovës ka ngushëlluar familjen Podrimja për vdekjen e poetit Ali Podrimja.
“Me dhembje pranuam lajmin e hidhur për vdekjen e papritur, kalimin në amshim, të poetit tonë të madh, Ali Podrimja, i cili me dekada ishte krijues dhe përfaqësues i denjë i Kosovës dhe shqiptarëve ndër ne dhe në botë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Ipeshkvia thekson më tej se, “poezia dhe krijimtaria e tij kulmore, nuk ishte vetëm e bukur, por kishte shumë ide, ideale dhe porosi historike dhe aktuale, si mendimtar dhe frymëzues i mirëfilltë për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë më të mirë dhe të lire”.