E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon vazhdon turneun në Podgoricë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Moon sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Malin e Zi.

Sipas axhendës, Ban Ki Moon do të takohet me presidentin e vendit Filip Vujanoviç dhe kryeministrin Igor Lukshiç si dhe me ministrin e jashtëm, Nebojsha Kalugjeroviç.

Përveç axhendës së takimeve, sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të zhvillojë edhe disa pika turistike dhe historike nën mbrojtjen e UNESCO.

Ban Ki Moon të martën pritet të mbërrijë për vizitë në Kosovë, për të cilin nuk do të organizohet ndonjë ceremoni e veçantë shtetërore. Pas Kosovës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të qëndrojë në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›