E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 2 të vdekur, 10 të plagosur nga shpërthimi i bombës

Lajmi bëhet i ditur nga burimet policoredhe spitalore në Irak. Bilanci i të vdekurve pritet të rritet, njoftoi policia. Dhuna është reduktuar ndjeshëm në Irak gjatë 18 muajve të fundit, por sulme të tilla janë të zakonshme në zona të largëta, siç është qyteti i Kirkukut.

Kjo është një nga zonat më problematike të Irakut, ku forcat e qeverisë përplasen me minoritetin kurd. Kurdët e shohin qytetin dhe zonat përreth si shtëpinë e tyre stërgjyshore dhe duan ta identifikojnë si enklavën e tyre gjysmë autonome. Tensionet ndërmjet palëve zakonisht shfrytëzohen nga grupet rebele për të kryer atentate vdekjeprurëse.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›